Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

6 shenjat që tregojnë se marrëdhëniet në punë po “krisen”

6 shenjat që tregojnë se marrëdhëniet në punë po “krisen”
August 31
17:53 2016

A ndjeni ndonjëherë se marrëdhëniet në punë po prishen, por ju nuk dini saktësisht arsyen? Ndodh në shumë raste sepse marrëdhëniet ndikohen mbi besimin dhe besimi është kompleks. Kur besimi fillon të humbasë, marrëdhënia bëhet komplekse dhe kriset, por ju nuk e kuptoni këtë. Më poshtë do të gjeni disa shenja se si të kuptoni që marrëdhëniet në punë nuk po shkojnë siç duhen.

  1. Komunikimi është bërë i tendosur

Kur besimi është i fortë bisedat rrjedhin dhe kanë një ritëm natyral. Ka shumë vend për shkëmbim idesh dhe humor. Kur besimi fillon të zbehet largohen energjia, rrjedhshmëria dhe shoqëria. Shtohen keqkuptimet dhe ngrohtësia zëvendësohet nga ftohtësia.

2. Variacionet e të vërtetës nuk janë të qarta

Shpesh ju duket sikur dini një të vërtetë të pjesshme. Ka një ndjesi bezdisjeje dhe dyshime të vazhdueshme. Ju thoni vetëm atë që të tjerët duan të dëgjojnë.

3. Thashethemet kanë zëvendësuar bisedat e drejtpërdrejta

Thashethemet janë shkaktaret kryesore të mosbesimit në marrëdhëniet e punës. Ato janë shenja se kolegët nuk kanë më besim te ju. Duhet të tregoheni të guximshëm që të mos bini pre e thashethemeve.

4. Nuk keni më mbështetje

Ju duket sikur jeni vetëm dhe nuk ju mbështet asnjë nga kolegët tuaj. Duhet të dini se kur kërkoni përsëri mbështetjen e tyre duhet të jepni përsëri atë mbështetje që edhe ju jepnit dikur.

5. Nuk pranoni gabimet

Ju nuk pranoni gabimet tuaja dhe mundoheni t’ia hidhni ato dikujt tjetër. Ndërkohë duhet të bëni të kundërtën, duhet t’i pranoni ato dhe të përpiqeni t’i rregulloni.

6. Mirënjohja dhe vlerësimi kanë shumë rëndësi

Duhet të tregoheni mirënjohës dhe të vlerësoni edhe punën e kolegëve tuaj. Mirënjohja dhe vlerësimi janë çelësi i besimit./Blitz.al/

Komento
Shperndaje