Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

6 shenjat që tregojnë se mund të jeni duke e tradhtuar partnerin tuaj edhe pa e kuptuar!

6 shenjat që tregojnë se mund të jeni duke e tradhtuar partnerin tuaj edhe pa e kuptuar!
November 03
12:22 2016

Tradhtia nëpërmjet seksit është ndoshta më e përhapura, por në fakt këto ditë tradhtia mund të marrë shumë forma të tjera. Këto forma nuk i ngjajnë tradhtisë tradicionale, por sërish i kanë të gjitha veçoritë për t’u klasifikuar si të tilla.

Eksperti i tradhtisë dhe marrëdhënieve në çift, Abby Roman, ka treguar disa forma të tradhtisë. Nëse vini re se ju kanë ndodhur pikërisht të njëjtat me shumë mundësi ju jeni duke e tradhtuar partnerin tuaj edhe pa e kuptuar.

  1. Tradhtia fizike

Ky është tipi më i hapur i tradhtisë. Ashtu sikurse kemi nevoja emocionale kemi edhe nevoja fizike. Jemi të gjithë kafshë sociale dhe dëshirat tona primare janë shumë primitive. Ne kemi nevojë për seks. Kjo do të thotë se një seks jo i mirë mes një çifti mund të çojë në tradhti.

  1. Tradhtia emocionale

Mund të ndodhë që një prej partnerëve të ndiejë një ndjenjë mërzie dhe të mos ketë më të njëjtën ndjenjë karshi tjetrit. Ndodh që një partner të krijojë një ndjesi emocionale edhe teksa çon fëmijën në kopsht dhe e sheh që ndan të njëjtat gjëra me një prind të një fëmije tjetër aty. Kaq pak mjafton për të pasur një lidhje emocionale e cila mund të quhet tradhti.

  1. Tradhtia online

Në fakt kur mendojmë për tradhtinë me shumë mundësi mendojmë ato netët e kaluara me një person në shtrat apo një puthje me një person tjetër në “club”. Në fakt, nuk është vetëm kaq. Së fundmi shumë partnerë po gjejnë kënaqësinë e kërkuar te njerëzit virtualë në portale komunikimi online. Juve mund t’ju duket sikur kjo nuk është diçka e madhe, por në fakt kur marrëdhëniet online shkojnë deri në “sexting”, duke dërguar foto apo video nudo, kjo po që klasifikohet tradhti.

 

  1. Tradhtia “po sikur…”

Nëse jeni në një marrëdhënie dhe ju ndodh që vazhdimisht të mendoni për historitë e kaluara të dashurisë me një ndjesi “po sikur të kishte ndodhur ndryshe!”, ju në fakt jeni duke tradhtuar. Nëse vini re se u kushtoni shumë rëndësi këtyre gjërave, atëherë është koha për të rikonfirmuar seriozisht ndjenjat tuaja.

 

  1. Tradhtia si pasojë e bindjeve

Nëse njëri prej partnerëve papritur shfaq një bindje ekstreme që mund të jetë në politikë, fe apo te diçka që beson fort, kjo mund të përbëjë një rrezik të drejtpërdrejtë tradhtie. Në momentin që kjo bindje kthehet në prioritet, çifti nuk ka më pasionin që duhet të ketë, duke shtyrë kështu partnerët në tradhti.

 

  1. Tradhtia ekonomike

Po, është e vërtetë, ekziston edhe një lloj i tillë tradhtie! Një nga elementet që të bën direkt të tradhtosh është mungesa e  transparencës. Kur nuk ka transparencë në çështjet e parave, krijohet një përçarje mes partnerëve.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje