Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

6 gabimet në martesë që dëmtojnë fëmijët tuaj

6 gabimet në martesë që dëmtojnë fëmijët tuaj
August 16
11:49 2016

Kur keni një martesë të shëndetshme dhe të lumtur, fëmijët tuaj gjithashtu kanë një jetë të mirë. Por kur martesa shkon keq, fëmijët janë të parët që preken nga kjo dhe më vonë do të kenë probleme me mosrespektimin  dhe kërkojnë më pak sesa meritojnë. Më poshtë do të gjeni 6 prej gabimeve të prindërve që ndikojnë negativisht te fëmijët e tyre.

  1. Ju shpërfillni vendimet e njëri-tjetrit

Kur ju nuk bashkëpunoni për të marrë vendimet së bashku, por thoni  gjithmonë të kundërtën e njëri-tjetrit, jeni duke dëmtuar fëmijët tuaj.  Ju i mësoni ata të bëhen manipulatorë.

2.Nuk keni kohë për martesën tuaj

Prindërit vendosin para çdo gjëje fëmijët e tyre, madje ata harrojnë edhe martesën. Por marrëdhënia është e rëndësishme, ju duhet t’i kushtoni edhe asaj rëndësi.  Fëmijët ndihen mirë kur prindërit e tyre kanë një marrëdhënie të mirë sepse ata i vuajnë shumë problemet që mund të kenë prindërit.

3.Ju e konsideroni rolin e prindit si konkurs

Krijoni rivalitet duke u përpjekur për të marrë dashurinë e fëmijëve dhe duke mposhtur prindin tjetër. Por kjo situatë do t’i bëjë fëmijët tuaj të shqetësohen, të ndihen të pasigurt dhe të hutuar.

4. Ju nuk tregoni dashuri për bashkëshortin tuaj

Duke treguar dashuri për bashkëshortin ju i bëni fëmijët të ndihen të sigurt dhe u jepni një shembull të mirë.

5.Ju nuk luftoni

Kur thuhet se nuk luftoni nuk flitet për dhunë verbale apo fizike, por për diskutime bazuar në argumente.  Nëpërmjet argumenteve tuaja fëmijët mësojnë se si janë dhe pse ndodhin konfliktet dhe diskutimet

6.Ju tregoni përbuzje për bashkëshortin në sy të fëmijëve

Fëmijët tuaj nuk duan të dëgjojnë teksa shani ose ankoheni për bashkëshortin. Ata nuk do të ndihen aspak mirë dhe ju nuk duhet të ankoheni tek ata, por duhet të flisni me një profesionist./Blitz.al/

Shperndaje