Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

5 veprimet e sikletshme që vëmë bast se i kanë bërë edhe prindërit tuaj në vitet ’90!

5 veprimet e sikletshme që vëmë bast se i kanë bërë edhe prindërit tuaj në vitet ’90!
September 29
16:14 2016

Zakonisht çdo fëmijë thotë se prindërit e tij ndërhyjnë në një mënyrë të sikletshme në marrëdhëniet e tyre me shokët dhe shoqet dhe se “i vënë në siklet”. Më pas të njëjtën gjë, me siguri, bëjnë edhe këta fëmijë kur në të ardhmen kthehen në prindër dhe kanë fëmijët e tyre.

Por nëse edhe ju jeni një fëmijë i viteve ’90, këto momente të sikletshme kanë qenë shumë më të shpeshta sesa tani. Me siguri  donit të dukeshit shumë “cool” përpara atij që pëlqenit, por ja tek shfaqeshin prindërit tuaj dhe fiks në momentin e papërshtatshëm ju thoshin diçka dhe ju turpëroheshit përgjithmonë.

Më poshtë kujtoni edhe një herë disa prej këtyre momenteve të sikletshme, që me shumë mundësi tani i sillni ndër mend me plot të qeshura.

  1. Kur shkonit për të fjetur te shtëpia e një shoku apo shoqeje, ata merrnin në telefon prindërit e tyre për t’u siguruar se gjithçka do të shkonte mirë.
  2. Gjithë kohës përdornin shprehje si “nejse…” apo “eh, sikur!” sepse kështu ata kujtonin se i kuptonin më mirë të rinjtë.
  3. Ngrinin telefonin e shtëpisë kur miqtë tuaj ju telefononin edhe pse u bërtisnit nga dhoma tjetër: “Është për mua”.
  4. Kur vinin t’ju merrnin nga një festë ditëlindjeje, prindërit hynin deri brenda.
  5. Ngrinin telefonin e dytë në shtëpi për t’ju thënë të mbyllnit telefonin dhe të vazhdonit mësimet, edhe pse ju ishit duke folur ndërkohë me miqtë tuaj.
Komento
Shperndaje