Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

5 të vërteta rreth prindërimit

5 të vërteta rreth prindërimit
September 24
16:53 2016

Të gjithë ata që janë prindër e kuptojnë se gjithçka në jetën e tyre ka ndryshuar që në momentin që familjes së tyre i është bashkuar një pjesëtar i ri, siç është fëmija.  Nervozizmi dhe pyetja e shpeshtë nëse do arrish t’ia dalësh të jesh një prind i mirë janë gjithnjë të pranishme për çdo prind. Megjithatë, duhet të dini se do të mësoni shumë gjëra të reja, të cilat i kishit menduar ndryshe përpara se të bëheshit prind.

  1. Me ardhjen e tij në jetë lind një jetë e re

Të sapolindurit quhen shpesh gëzim për familjen, por ata janë shumë më shumë. Për mamin dhe babin këta fëmijë përfaqësojnë të gjithë dashurinë, shpresën dhe të ardhmen për familjen. Pra nuk është çudi kur ata shprehen se do të bënin gjithçka për fëmijën e tyre.

  1. Ndodhin gabime

Duke u përpjekur të jenë prindërit më të mirë shpesh bëhen gabime. Nënat dhe baballarët e rinj, duke qenë nervozë dhe ende të pamësuar me fëmijët, bëjnë gabime të vogla, por me kalimin e kohës arrijnë t’i rikuperojnë dhe të mësohen. Kjo është gjëja e bukur e prindërimit, pasi çdo ditë mëson si të sillesh dhe të reagosh me fëmijën duke të dhënë mundësinë të përmirësosh veten.

  1. Nënat janë ato që vendosin sidomos kur vjen puna te fëmijët

Pa marrë parasysh se kush konsiderohet në krye të familjes apo kush e thotë fjalën e fundit, në fund të ditës nënat kanë gjithnjë të drejtë sidomos kur vjen puna te fëmijët, tek oraret e gjumit apo të ushqimit dhe këto aftësi përvetësohen në momentin që ato bëhen nëna.

  1. Bebet janë thjesht njerëz të vegjël

Të porsalindurit konsiderohen një enigmë më vete pasi ata ende nuk arrijnë të flasin, të ecin, të tregojnë për atë që duan apo kanë nevojë. Megjithatë, gjërat për të cilat ata kanë nevojë janë të njëjtat me të njeriut të zakonshëm, dashuria, ushqimi, strehimi, rehatia e shumë si këto. Ata i thonë të gjitha këto në një gjuhë, duke qarë.

  1. Ekspertët gjithnjë mund t’ju vijnë në ndihmë

Psikologët dhe pediatrit apo edhe librat mbi fëmijët u vijnë në ndihmë të gjithë nënave të reja që kanë pyetje mbi marrëdhënien prind-fëmijë, sidomos në ditët e para të jetës./Blitz.al/

 

Shperndaje