Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

5 shenja që tregojnë se partneri nuk ju respekton

5 shenja që tregojnë se partneri nuk ju respekton
April 22
11:49 2016

Shpesh ndodh që komunikimi me partnerin pas një periudhe të caktuar kohe të ndryshojë e të bëhet më i vështirë. Gjithçka mund të duket perfekte në fillim, ama pas pak ngjyrat e vërteta mund të dalin në dritë.
Mendoni se faji është i gjithi i partnerit?

Ndërkohë që ju duket se situata po ju del jashtë kontrollit, më poshtë do t’ju tregojmë 5 shenja të cilat tregojnë se në të vërtetë njeriu që keni në krah nuk po ju respekton si duhet. Shenja këto që do t’ju bëjnë t’i mendoni mirë gjërat dhe t’i shfaqni pakënaqësitë tuaja…

  • Ata duan që gjithçka të bëhet në mënyrën e tyre

Kompromisi është një nga pikat kyçe të çdo marrëdhënieje, sidomos në ato romantike. Kjo gjë nënkupton respektin dhe të rënit dakord. Në qoftë se partneri nuk i njeh vërtet nevojat tuaja atëherë kjo tregon se sa ju respekton në të vërtetë. Duhet që ndjenjat tuaja të jenë gjithmonë në qendër të vëmendjes.

  • Nuk sillen shpesh në mënyrë të sjellshme

Kur ka dashuri dhe respekt, edhe të vërtetat më të vështira mund të thuhen në mënyrë të sjellshme. Në qoftë se partneri juaj nuk mendohet shumë për të gjetur një mënyrë të këndshme për të komunikuar me ju, kjo tregon shumë edhe se sa ju do. Nëse në mes ka dashuri, çdokush mundohet të gjejë formën e duhur për të folur pa e lënduar tjetrin.

  • Nuk respektojnë miqtë apo familjen tuaj

Përveç partnerit, çdokush ka edhe njerëz të tjerë që janë pjesë e rëndësishme e jetës së tyre, si miqtë apo familja. Mënyra se si partneri juaj i trajton ata tregon shumë për respektin dhe dashurinë që ka për ju. Sigurisht që nuk mund të jesh ngushtësisht i lidhur me këdo, ama kur tregon respekt për njerëzit përreth, respekton njëkohësisht edhe njeriun që ke në krah.

  • Ju kritikojnë dhe ju gjykojnë shpesh

Asgjë nuk u mjafton dhe shpesh nuk vlerësojnë mendimet tuaja. Kur kjo ndodh zakonisht, pa menduar fillimisht për ecurinë e marrëdhënies, atëherë ka një problem që lidhet me mungesën e respektit. Sigurisht që përplasjet në një lidhje janë gjithmonë prezente, por duhet menduar për zgjidhjen e  gjërave, jo për shtimin e konfliktit.

  • Refuzojnë t’ju dëgjojnë

A jeni të sigurta që ju dëgjon me vëmendje kur flisni? A bëhet edhe partneri pjesë e bisedave tuaja për të dhënë mendimin apo këndvështrimin e tij të vërtetë, apo thjesht mezi pret që “rrëfimi” të përfundojë sa më parë?
Të qenit i hapur me njeriun që ke në krah është një nga dhuratat më të bukura që mund të bëjmë. Refuzimi i një gjëje të tillë do të thotë se në të vërtetë ka mungesë respekti dhe dashuria vihet në dyshim.

Shperndaje