Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

5 sekrete për të bindur shefin se ju duhet një rritje rroge

5 sekrete për të bindur shefin se ju duhet një rritje rroge
April 12
17:29 2016

Jeni duke punuar shumë? Jo, prisni, ndoshta po punoni më tepër dhe me orar të zgjatur? Keni menduar se keni nënshkruar një kontratë me orar fiks, e cila nuk kërkonte kaq shumë përpjekje dhe kohë? Për më tepër, paga juaj nuk justifikon përkushtimin dhe punën e madhe. Por ju e doni punën tuaj pasi është pak a shumë ajo që keni ëndërruar. Në vend të heshtjes, provoni negociatën me shefin. Ndoshta do t’ju japë një rritje rroge që aq shumë e dëshironi. Po ju japim disa këshilla se si të veproni:

  1. Matini fjalët me kujdes

Një profesor i psikologjisë sociale dhe organizative në Universitetin e Luneburgut thotë se gjithnjë duhet të vini në pah se çfarë jepni në këmbim të këtyre parave, pra në funksion të të marrit. Një këshillë është të qartësoni se puna që bëni kërkon një kompensim më të lartë financiar në kuadër të asaj që jeni duke kultivuar. Jini të vendosur dhe deklarativ pasi shumica e punonjësve flasin vetëm për paratë pa vënë në dukje apo pa qenë të gatshëm për të dhënë në mënyrë që të marrin.

2. Gjuha e trupit ka rëndësi

Padyshim që të flasësh me shefin nëpërmjet email-it është më e thjeshtë, por tema të tilla asnjëherë nuk diskutohen më mirë se përballë. Lini një takim zyre me të. Çelësi i një takimi të suksesshëm është të kesh një vetëpërmbajtje të fuqishme. Duket pozitive dhe jo ndrydhëse. Një studim i udhëhequr nga Shkolla e Biznesit e Harvardit thotë se ata që tregonin forcë karakteri kanë arritur të marrin atë që kërkojnë. Gjithashtu provuan se nëse edhe gjuha juaj e trupit është e kontrolluar, as e ekzagjeruar e as e ngurtë, gjithçka do të jetë pozitive. Në këtë mënyrë stresi dhe adrenalina juaj do të jenë në nivele të ulëta.

3. Zëri juaj

Duhet të dukeni i sinqertë dhe i vetmi që mund t’ju tradhtojë është zëri, i cili nëse luhatet do t’ju lërë në hije. As ju nuk doni të dukeni arrogant apo mëshirues. Mundohuni të flisni fraza afirmative nëse e gjeni veten në deklarata të zhvendosura në pyetje.  Mos e shtyni temën, mos e tërhiqni zvarrë! Funksionalisht studimet thonë se shefi juaj, qoftë mashkull apo femër, mund ta specifikojë një zë të lartë e të mprehtë si tendencioz dhe e trajton në mënyrë diskriminuese gjininë. Por mos u shqetësoni, thjesht stërvitni zërin në tone të buta.

4. Veshja e duhur

Dukuni zotëri apo zonjë, por edhe profesional. Veshja juaj duhet të reflektojë të ardhurat. Po, paratë! Jini vetvetja me një dozë të lehtë profesionalizmi. Mos harroni, veshja tregon fuqi por rëndësi ka edhe rehatia. Duhet që brenda atij kostumi ju të ndiheni mirë pasi padyshim kjo reflektohet te të tjerët.

5. Jini të vërtetë dhe vetja dhe… voila!

Gjithnjë jini vetvetja, pavarësisht çfarë synoni. Origjinaliteti është çelësi për të gjitha dyert e suksesit. Përdorni frazat si: “Me punën time, kompania ka lulëzuar pafundësisht”; “Ja se çfarë mund t’ju ofroj në të ardhmen”…

Tani, thirreni shefin tuaj dhe lini një takim!

Komento
Etiketimet
Shperndaje