Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

5 rregullat e arta që ndjekin njerëzit që nuk shëndoshen kurrë

5 rregullat e arta që ndjekin njerëzit që nuk shëndoshen kurrë
April 20
15:02 2016

Sigurisht që i keni vënë re ata njerëz që duken bukur, janë të shëndetshëm, por nuk investojnë e nuk bëjnë asnjë përpjekje për dietën e tyre. Duhet të ndiheni pak xheloz për ta, pasi edhe pse hanë gjithmonë arrijnë të jenë vazhdimisht të dobët.

Çështja është se kjo nuk ndodh vetëm me personat që kanë fat në gjenet përkatëse, por edhe me ata që ndjekin një program të vazhdueshëm duke menaxhuar ushqimin e kështu nuk kanë probleme mbipeshe.

Lexoni pesë rregullat e arta që duhet të dini, pasi nuk është dhe shumë e vështirë të mbani veten në formë.

  1. Hani mëngjes.

Nëse hani mëngjes do të konsumoni më pak kalori në vaktin e drekës duke kursyer kështu vaktin e bollshëm që do t’ju duhej të hanit në darkë të provokuar nga uria.

2. Ushtrohuni

Përveçse bëjnë mirë për metabolizmin tuaj, mbajnë trupin në formë, ndonjëherë shihen dhe si një ndihmë psikologjike, duke mos hequr faktin se zvogëlojnë rrezikun nga sëmundje të tilla si  diabeti.

3. Jini në dijeni të peshës suaj

Kontrolloni peshën tuaj shpesh, jo për të qenë edhe më të fiksuar apo histerik rreth fjalës kilogram, por për të qenë të vetëdijshëm se si keni arritur në progres.

4. Mos e kufizoni produktin që konsumoni

Mos u kufizoni, pasi mund të konsumoni ndonjëherë dhe ushqim të gatshëm. Ushqimi i shtëpisë aty ka për të mbetur, mjafton të keni uri dhe të dini të kontrolloni sasinë.

5. Konsumoni me zgjuarsi

Mos qëndroni të fiksuar pas ingredientëve dhe dietës. Kuptojini dëshirat tuaja dhe konsumoni atë çfarë ju pëlqen. Mos konsumoni nën shpërthime nervash, nga mërzitja  apo dhe nga fakti se një ushqim duhet ngrënë me patjetër.

Komento
Shperndaje