Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

5 mënyrat jo kirurgjikale për të rregulluar lëkurën e varur

5 mënyrat jo kirurgjikale për të rregulluar lëkurën e varur
September 23
11:55 2016

Olivia Munn, kur mori rolin në filmin “Men Apokalipsi”, ka punuar 6-7 orë në ditë, nuk ka ngrënë ushqim pjesën më të madhe të kohës dhe ka humbur shumë në peshë. Kjo i ka ndikuar shumë keq te lëkura.

“E kam kuptuar që humbja në peshë ka efekte negative. Jam shumë e gjatë dhe humbja e peshës më ndryshon lëkurën, veçanërisht te qafa. Lëkura varet dhe jam përpjekur ta rregulloj atë pa përdorur botoks”,- ka thënë ajo.

Ekspertët nuk janë të habitur që lëkura e saj është varur, sepse ndodh nga humbja e peshës.

Sipas tyre, lëkura humb elasticitetin me kalimin e viteve dhe lëkura ndryshon sa herë njerëzit humbasin ose fitojnë peshë.

Çfarë mund të bëni për të rregulluar lëkurën e varur?

  • Duhet të rregulloni dietën ushqimore duke i shtuar asaj peshkun, patatet, boronicat dhe duhet të pini sa më shumë ujë.
  • Gjithashtu, ekspertët rekomandojnë të përdorni përbërës që nxisin kolagjenin, si Retinol.
  • Në qoftë se dikush ka lëkurë të varur mund të përdorë trajtimet “Thermade”, të cilat përdorin energjinë e radiofrekuencave për të ndihmuar dhe shtrënguar lëkurën.
  • “Ulthera” është një tjetër trajtim me ultratinguj që përdoret për të shtrënguar fibrat elastike dhe kolagjenin.
  • Trajtimi me infra të kuqe të lehta nxeh molekulat e ujit në lëkurë duke stimuluar kolagjenin.

Pra, në qoftë se shihni se keni lëkurë të varur dhe doni ta rregulloni atë duhet të bisedoni me mjekun sepse ka shumë mënyra jo kirurgjikale për ta trajtuar./Blitz.al/

Komento
Shperndaje