Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

5 mënyra të lehta për të rregulluar flokët në një ditë të keqe

5 mënyra të lehta për të rregulluar flokët në një ditë të keqe
July 04
18:24 2016

Pa marrë parasysh se sa përpiqeni për t’i rregulluar flokët në mëngjes, ekzistojnë disa momente kur  vështirë se e marrin formën e dëshiruar. Edhe pse, edhe për flokët ka ditë të këqija, nuk duhet të demoralizoheni. Lexoni 5 truke për të rregulluar flokët në ditë të tilla.

  1. Kur flokët tuaj rrinë çuditshëm

Ka ditë kur flokët tuaj nuk janë as të drejtë, as kaçurrelë e as me onde, por thjesht pa një formë fikse, të ngjashëm me një rrëmujë të vërtetë. Mënyra më e thjeshtë për t’i rregulluar dhe të dukeni mirë është t’i mblidhni lart në formë topuzi.

  1. Flokë të yndyrshëm

Jeni në periudhë pushimesh dhe ju duhet të dilni, por edhe pse para një dite i keni larë flokët sërish janë me yndyrë. Fillimisht duhet që të ndryshoni shampon tuaj, por nëse doni një zgjidhje të menjëhershme aplikoni pak pudër bebeje në flokët tuaj. Ajo do të absorbojë yndyrën e flokut dhe askush nuk do të kuptojë gjë.

  1. Baluket nuk rrinë  mirë

Ka gjithnjë ditë të tilla kur balukja juaj nuk merr formën e dëshiruar. Sapo jeni zgjuar dhe nuk keni kohë të bëni dush dhe ju duhet të dilni me nxitim. Zgjidhja më e shpejtë është që t’i kapni flokët ose të thurni një gërshetë të hollë me këtë pjesë të flokut.

  1. Kaçurrela jo të plota

Jeni shtrirë në mbrëmje me kaçurrela të adhurueshme, por në mëngjes “magjia” e tyre është zhdukur. Nëse s’keni kohë të bëni dush atëherë futni në punë imagjinatën ose  kapini flokët bishtalec.

  1. Flokë kaçurrelë jo të rregullt, në tufa

Nëse flokët kaçurrelë janë ngatërruar gjatë gjumit aq shumë sa tashmë nuk kanë një pamje të kënaqshme dhe formë të duhur, aplikoni vaj kokosi për të ndarë kaçurrelat nga njëra-tjetra. Kini kujdes në masën që aplikoni pasi nëse përdorni shumë floku do të duket i yndyrshëm.

 

Komento
Shperndaje