Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

5 këshilla si të dukeni tërheqës për femrat

5 këshilla si të dukeni tërheqës për femrat
September 05
19:14 2016

Një nga pikëpyetjet dhe arsyeja kryesore përse meshkujt ndihen nervozë kur dalin në takim me femrat është pikërisht frika nëse do të duken tërheqës në sytë e tyre. Megjithatë duhet të dini se në të shumtën e rasteve është në dorën tuaj dhe varet shumë nga mënyra se si ju e trajtoni situatën. Ndiqni pesë këshillat e mëposhtme se si të lini përshtypje të mirë te femrat:

  1. Jini të sigurt
    Një nga gjërat që i tërheq më së shumti femrat është pikërisht siguria që meshkujt kanë në vetvete dhe që e tregojnë këtë. Atyre u pëlqen shumë kur një djalë e di çfarë dëshiron dhe është i drejtpërdrejtë. Të qenit i pavendosur është një karakteristikë që lë për të dëshiruar.
  2. Paraqitja
    Edhe pse shpesh thonë që veshja nuk ka rëndësi, për femrat, sidomos në takimin e parë, ajo që shihet është përshtypja fillestare. Të dukesh bukur është një gjë që duhet ta merrni parasysh edhe nëse bëhet fjalë për një takim të zakonshëm.
  3. Ndryshoni stilin tuaj
    Shpeshherë tentoni të bëni ndryshime të ndikuara nga tendencat e fundit të modës. Përpiquni të dukeni modern herë pas here, por pa dalë nga natyra juaj. Kjo tingëllon diçka seksi për femrat.
  4. Jini rehat me veten
    Bukuria e brendshme dhe ajo e jashtme duhet të kenë të njëjtën vlerë për ju. Përpiquni të tregoni se ndiheni mirë me veten. Bëjeni atë të qeshë me batutat tuaja, shiheni në sy kur flisni dhe tregoni siguri.
  5. Vendosini qëllime vetes
    Asgjë nuk është më joshëse sesa një njeri ambicioz. Duke pasur qëllime domosdoshmërisht ju jeni duke kërkuar të përmirësoni diçka në jetën tuaj dhe do të punoni shumë për t’i arritur ato./Blitz.al/
Shperndaje