Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

5 këshilla për tradhtarët që nuk duan të zbulohen

5 këshilla për tradhtarët që nuk duan të zbulohen
November 15
10:49 2016

Tradhtia nuk është diçka për të cilën duhet të çuditemi kur e dëgjojmë. Shumë meshkujve dhe femrave u pëlqen të flirtojnë gjatë përditshmërisë, por ajo që është më e rëndësishmja është që të mos kapen nga partneri. Doni disa këshilla për tradhtarët? I gjeni në vijim.

Përtypni çamçakëz dhe mbani erë të mirë.

Higjiena personale është shumë e rëndësishme Mbani gjithnjë çamçakëz me vete. Bëni dush pasi keni kryer aktin, por mos u parfumosni edhe aq shumë.

Krijoni një histori dhe qëndrojini besnik duke mos hequr dorë.

Çdo tradhtar duhet të ketë një histori të gatshme në mënyrë që mos të ngelet asnjëherë në dilemë. Nëse do t’u referoheshim hoteleve, ushqimit apo shpenzimeve të tjera duhet të paguani me lekë në dorë.

Mos e mbani telefonin larg syrit tuaj.

Një nga gjërat më të rëndësishme, sipas “Redditor” është që ta mbani telefonin hapur, me një kod që e dini vetëm ju. Telefoni është një nga gjërat që i zbulon më shpesh tradhtarët. Janë padyshim gjëja e parë që gratë e fiksuara pas bashkëshortëve kontrollojnë fillimisht. Nëse keni një telefon të lirë, blini një tjetër. Një telefon i teknologjisë së fundit është padyshim më pak i shtrenjtë se një divorc dhe një avokat.

Mos u ngatërroni me ndonjë koleg/kolege.

Duhet të keni parasysh që disa tradhti që janë më të prirura për t’u zbuluar, si për shembull lidhja me një koleg të punës.

Frikësohuni nga një hetues privat.

Asgjë nuk mund t’ju garantojë se një ditë nuk do të zbuloheni. Tradhtia është një rrezik i përhershëm. Ajo mund të të ndodhë sot, nesër dhe kujtdo. Nëse partnerja punëson një hetues privat, atëherë duhet të keni shumë kujdes pasi asnjëherë nuk mund të jeni më i aftë se një profesionist hetimesh. Përgatitu edhe për humbjen, por përpiqu të mbulosh sa më mirë tradhtinë./Blitz.al/

Komento
Shperndaje