Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

5 këshilla për një penel perfekt

5 këshilla për një penel perfekt
April 09
15:31 2016

Një penel perfekt i zi mbi syrin tuaj të jep iluzionin e një syri më të madh. Por nëse e bëni qoftë edhe pak të shtrembër ose e theksoni tepër rrezikoni të përballeni me një tmerr të vërtetë. Peneli i tregon sytë më të plotë në formë, duke i bërë të shfaqen më të ndritshëm dhe të bardhë në largësi. Prandaj kujdes sepse duket një veprim i lehtë, por në fakt kërkon mjeshtëri edhe përdorimi i penelit. Dhe për t’ju ardhur në ndihmë po ju japim 5 këshilla se si mund ta bëni penelin mirë dhe të dukeni të freskët në pamje:

  1. Zgjidhni produktin e duhur, një laps i butë që  është rezistent ndaj ujit. Kështu peneli do të qëndrojë i fiksuar gjithë ditën, pa pasur nevojë për prekje.
  2. Uluni diku, vendosni një pasqyrë mbi një sipërfaqe të sheshtë dhe shikoni poshtë kur të aplikoni penelin. Kjo ju jep një kënd më të mirë për të bërë një vijë të drejtë dhe të saktë.
  3. Lidhni pikat. Vija e sipërme e syrit nuk kërkon aq vëmendje sa pjesa e poshtme, por kanë rëndësi të njëjtë. Për ta aplikuar në mënyrën e duhur rekomandohet ta vijëzoni të ndërprerë dhe në fund të bashkonit pikat në një drejtëz, pasi ka më pak shans për të gabuar. Aplikoni lehtë fillimisht sipër mbi vijën deri sa ajo të qartësohet.
  4. Aplikojeni lehtë lapsin në pjesën e poshtme të syrit pasi një nga problemet është kur peneli i poshtëm është më i fortë ose më i rëndë. Pastaj përdorni një furçë apo pecetë mbi anët e syrit pasi mund të keni provokuar lotët. Ngjyra duhet përhapur gjatë gjithë kanalit lotsjellës.
  5.  Pasi të keni mbaruar me pjesën tjetër të fytyrës aplikoni pluhurin e syve dhe penelin. Rezultati përfundimtar, nëse ndiqni hapat, do të jetë një sy më i kuruar, më i ndritshëm dhe më i plotë.
Etiketimet
Shperndaje