Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

5 gjërat që nuk do t’ua them kurrë fëmijëve të mi

5 gjërat që nuk do t’ua them kurrë fëmijëve të mi
September 10
17:11 2016

Të gjithë kemi qenë fëmijë dhe kemi dëgjuar për çdo gjë prindërit. Kur kemi qenë të vegjël dhe prindërit thoshin diçka, kemi menduar se nuk do të bënim të njëjtën gjë kur të rriteshim.

Pastaj u rritëm dhe tani jam vendosur në të njëjtën situatë si prindërit e mi dikur, por përsëri disa gjëra që mendoja se nuk do t’ua thosha kurrë fëmijëve të mi ua kam thënë, kam ndjekur të njëjtën linjë të bezdisshme, por 5 prej këtyre gjërave nuk do t’i them kurrë:

  1. Në qoftë se nuk ndaloni tani, do të kthehem mbrapsht.

Ky është një kërcënim që prindërit e bëjnë kur fëmijët nuk i dëgjojnë, por  në të vërtetë të kthehesh nga rruga me 3 fëmijë nuk është aspak e logjikshme.

2. S’më intereson në qoftë se mesha ju duket e mërzitshme. Jezusi vdiq për ju dhe ju duhet të shkoni.

Kur isha i vogël shkoja gjithmonë në meshë dhe mësova shumë rregulla të cilat ua përsëris fëmijëve të mi që të ndihen sa më afër me fenë katolike. Nuk mund t’i detyroj ata të shkojnë, unë u tregoj arsyet se pse duhet të shkojnë dhe zgjedhjen e bëjnë vetë.

3. Unë nuk bëj rregulla vetëm si rregulla, i kam bërë për të mirën tuaj.

Prindërit tanë i bënin rregullat për të pasur pushtet mbi ne dhe ne nuk duam të bëjmë të njëjtën gjë. Thjesht t’u tregojmë fëmijëve tani disa rregulla elementare që janë në të mirën e tyre.

4. Ju nuk mund të dilni të veshur kështu.

Prindërit nuk më lejonin të vishja disa veshje që ishin trend i ’90-s, kështu që kam vendosur që do t’i lejoj fëmijët të veshin çfarë të kenë dëshirë, por do të vë një kufi.

5. Mbaroni ushqimin, ka fëmijë të varfër të cilët luten për atë pjatë me spinaq.

Kjo është një frazë shumë e bezdisshme. Unë fëmijëve të mi u jap vetëm dy opsione kur fillojnë të bëjnë teka për ushqimin: Merre ose lëre!/Blitz.al/

Komento
Shperndaje