Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

5 gjërat që gjyshërit i bëjnë më mirë sesa prindërit

5 gjërat që gjyshërit i bëjnë më mirë sesa prindërit
November 07
13:12 2016

Sipas një studimi, ka disa gjëra që gjyshërit i bëjnë më mirë se prindërit kur vjen puna te fëmijët. Ka disa momente gjatë rritjes kur gjyshërit zgjedhin një mënyrë të veçantë se si t’i trajtojnë nipërit dhe mbesat. Ja se çfarë ka treguar një gjyshe:

1-Lojërat

Nipi im 4 vjeç mendon se të luash kukafshehti apo të vraposh pas tij për ta kapur është shumë më qejf kur luan me gjyshërit.  Unë thjesht vrapoj pas tij duke qeshur me të madhe ndërkohë që ankohem se është shumë i shpejtë  dhe nuk mund ta arrijmë.  Pastaj butësisht e marr në krah dhe të dy biem në tokë. Prindërit punojnë gjatë gjithë kohës dhe kur janë në shtëpi  përqendrohen më së shumti në pjesën e edukimit. Është paksa e vështirë për prindërit që janë njëkohësisht të angazhuar me punë, kështu që këtu hyjmë ne në lojë pasi kemi gjithë kohën e botës kur vjen puna për t’u marrë me nipërit dhe mbesat.

2-Shqetësimi

Sigurisht që prindërit merakosen për vogëlushët e tyre, por gjyshërit e trajtojnë në një tjetër mënyrë. Ndoshta kjo vjen paksa edhe me moshën dhe eksperiencën. Ne e dimë se ndoshta fëmija juaj nuk do të shkojë në shkollën më të mirë apo se ndoshta nuk do të jetë aq social. Ndoshta do të sëmuret shpesh dhe do të mërzitet kur të rrijë për një kohë të gjatë në stolat rezervë të ndeshjeve të futbollit. Gjyshërit dinë gjithçka.

3-Koha e gjumit

Pikërisht angazhimet me punë gjatë ditës dhe më vonë në shtëpi bëjnë që në mbrëmje ata të ndiejnë lodhje. Zakonisht prindërit zgjedhin të tregojnë përralla, por në fakt ato që u pëlqejnë më së shumti fëmijëve janë librat pikërisht për shkak të gjatësisë. Ti e do shumë fëmijën, por ideja se do të lexosh një histori të gjatë deri në momentin që atë ta zërë gjumi të lodh vetëm duke e menduar.  Gjyshërit dinë diçka që prindërit e rinj nuk e dinë. Fëmijët nuk duan që ta kalosh gjithë natën me ta, madje sa më shpejt të largoheni, aq më mirë do të ndiheni.

4-Qortimi

Ndoshta shumë prej jush mendojnë se gjyshërit nuk u bërtasin nipërve dhe mbesave, por në fakt është e kundërta.  Ndonjëherë edhe gjyshërit bëjnë si të gjithë personat e rritur. I mësojmë se nuk duhet ta prekin sobën kur është e nxehtë.

5-Google

Ky është një nga rastet kur gjyshërit janë shumë më superiorë sesa prindërit. Nëna dhe babai janë të predispozuar të kërkojnë në Google rreth problemeve që hasin me fëmijët dhe përpiqen të ndjekin këshillat që dëgjojnë në internet. Gjyshërit thjesht nuk e përdorin Google-in dhe vënë në punë eksperiencën. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje