Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

5 gjëra që i ndodhin trupit tuaj gjatë kohës që jeni në gjumë

5 gjëra që i ndodhin trupit tuaj gjatë kohës që jeni në gjumë
June 28
13:12 2016

Kur biem në gjumë mendojmë se trupi ynë pushon dhe asgjë nuk ndodh në kohën që ne mbyllim sytë e deri sa zgjohemi. Ky perceptim është i gabuar. Trupin tonë kur jemi duke fjetur mund ta krahasojmë me ato festat që adoleshentët bëjnë kur prindërit ikin me pushime dhe i lënë vetëm në shtëpi.  Shihni se çfarë ndodh gjatë orëve tuaja të gjumit.

  1. Paralizoheni

Ekziston një fazë e gjumit që quhet REM (lëvizja e shpejtë e syve) gjatë së cilës përjetohen ëndrrat. Gjatë kësaj faze muskujt tuaj dhe krahët paralizohen përkohësisht. Kjo është më se normale. Situata është shumë e ndryshme nga paraliza e gjumit, e cila e jep efektin disa minuta pas zgjimit. Për rastin e dytë është e rekomandueshme të vizitoni doktorin ndërsa i pari është normal.

2. Bini nga lartësitë

Ndoshta jo realisht, por të paktën një herë në jetë të gjithë e kemi përjetuar atë ndjesi. Për një moment ju jeni duke ëndërruar e në një tjetër përjetoni frikën e rënies nga një lartësi. Ky është momenti që zgjoheni të frikësuar dhe duke u mbajtur fort pas shtratit.  Shkaku i vërtetë i këtij shtrëngimi të fortë dhe të menjëhershëm të muskujve është i papërcaktuar, megjithëse mbi to vlejnë dy hipoteza: është mënyra se si trupi reagon nga gjumi në zgjim dhe e dyta, një instinkt mendor për t’u shpëtuar, trupi forcon të gjithë muskujt në të njëjtën kohë.

3. Prodhimi i hormonit të rritjes

Ky hormon ndihmon muskujt, kockat dhe indet e trupit tuaj të rigjenerohen. Ai lëshohet gjatë kohës që jeni duke fjetur, kryesisht në momentet e gjumit të thellë.

4. Ecni dhe flisni

Të flasësh në gjumë është normale dhe zakonisht ndodh më shumë te fëmijët. Teknikisht emërtohet si një çrregullim i gjumit, por i padëmshëm dhe do të mund ta kuptoni vetëm në rastin kur dikush ju dëgjon. Kjo mund të shkaktohet nga lodhja apo edhe emocione të forta të përjetuara gjatë ditës. Ecja në gjumë ndodh kur një person kalon nga gjumi i thellë në një stad tjetër më të lehtë. Zakonisht personat somnambul nuk e mbajnë mend ngjarjen dhe nuk përgjigjen nëse individë të jashtëm u flasin.

5. Ju ndjeni…

Po, përjetimi i ëndrrave seksuale është i pranishëm shpesh te të dyja gjinitë. Kur jeni duke ëndërruar, REM çon impulse në trupin tuaj në mënyrë periodike drejt organeve gjenitale. Kjo është më se e zakonshme.

Komento
Shperndaje