Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

5 gabime që bëhen nga të gjithë gjatë dushit

5 gabime që bëhen nga të gjithë gjatë dushit
May 08
15:26 2016

Të bësh dush pothuajse çdo ditë duket një gjë mjaft e lehtë: mjafton të hapësh dushin, të futesh në të ndërkohë që uji rrjedh,  të lani trupin dhe pastaj të thaheni. Megjithatë, disa njerëz bëjnë gabime në larjen e trupit, e kjo bën që  të kenë një lëkure të thatë ose thjesht shkaktojnë dëme ndaj saj.  Ju listojmë 5 gabime që bëhen nga të gjithë gjatë dushit:

  1. Jeni duke bërë dush me ujë të nxehtë për një kohë të gjatë.

Një dush me ujë të nxehtë të bën të ndihesh mirë, si shembull kur laheni në mëngjes dhe keni ftohtë. Por nga ky dush me ujë të nxehtë nuk ka përfitime. Uji i nxehtë shkakton probleme të tilla si rritjen e manisë së kruajtjes së lëkurës apo dhe irritimin. Dushi me ujë shumë të ftohtë gjithashtu nuk ka përfitime. Kështu që rrini diku në mes dy alternativave.

2. Jeni duke përdorur shampo trupi apo xhel me tepri

Sa më shumë shkumë të bëni, aq më shumë ekziston mundësia e heqjes së vajrave natyrale të lëkurës suaj. Është e këshillueshme të përdorni larës që  heqin shumë pak lipide dhe proteina nga lëkura juaj dhe ta lënë më hidratante se produktet e tjera. Përdorimi i produkteve larës antibakterialë për larje të përditshme është i panevojshëm.

3. Nuk hiqni plotësisht shkumën nga trupi juaj

Shpesh, pasi keni mbaruar larjen dhe shihni që një pjesë e vogël e trupit nuk është shpëlarë mirë nga shkuma, ju thjesht e fshini atë me peshqir. Ky nuk është një veprim i  zgjuar. Mosshpëlarja e mirë e trupit zakonisht çon në acarim dhe thatësi të lëkurës, por varet gjithashtu edhe nga lloji i sapunit ose shampos që përdorni.

4. Mos aplikoni maskat e fytyrës pasi keni bërë dush

Shumë njerëz zgjedhin të pastrojnë fytyrën gjatë dushit dhe më vonë të aplikojnë maska në fytyrë. Rekomandohet që fillimisht të vendosni maska pastaj të laheni. Të lani fytyrën para dhe pas maskës mund t’jua bëjë më të thatë lëkurën.

5. Po përdorni peshqir të ashpër

Mënyra se si thaheni është po aq e rëndësishme sa larja. Një fshirje e lehtë, me peshqir të butë, është më e mira për lëkurën tuaj. Aplikimi i kremrave hidratues menjëherë pas dushit është i rekomandueshëm pasi pas dushit lëkura juaj është e thatë.

Komento
Shperndaje