Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

5 frazat më “të bezdisshme” që personat pa fëmijë u thonë atyre me fëmijë!

5 frazat më “të bezdisshme” që personat pa fëmijë u thonë atyre me fëmijë!
April 08
09:32 2016

Nënat, të rejat si edhe ato që janë bërë të tilla vite më parë, i njohin shumë mirë vështirësitë që një femër kalon gjatë shtatzënisë.
Ndërkohë, kur të tjerët shprehen se në shumë raste i kuptojnë vuajtjet e femrave shtatzëna, shpesh e thonë kot apo pa e kuptuar në të vërtetë shqetësimin.
E në fakt, kjo është një nga gjërat më të bezdisshëm që u ndodh personave me fëmijë, kur diskutojnë me ata pa fëmijë.
Më poshtë, një klasifikim me 5 frazat më të dëgjuara:

5) “E kuptoj shumë mirë se ç’do të thuash, kam një këlysh në shtëpi”
 Prit pak, seriozisht mund të krahasohet një fëmijë i sapolindur me një këlysh kafshe?

 

4) “Ndihem shumë e lodhur, nuk po ia dal dot më…”
Eh, në fakt ti duhet të ndihesh e lodhur, ndërkohë që një nënë duhet të merret me një fëmijë të vogël i cili zgjohet shumë herë natën, apo me djalin më të madh i cili zgjohet i trembur se diçka po i lëviz poshtë krevatit. Ik shtrihu më mirë, pa u trembur nga ideja se disa këmbë të vogla apo të qarat do të të zgjojnë në momentet e pakta të qetësisë tënde!

 

3) “Jam shumë e zënë. Nuk kam fare kohë të lirë”

Vërtet? Provo njëherë të presësh fëmijët të kthehen… më pas do të pyesësh veten se ç’u bë me gjithë kohën e lirë që ke pasur dikur!

 

2) “Llogaria bankare më ka shkuar në 0! Kohët e fundit kam marrë pjesë në tri dasma!”
Eh, më vjen keq, ama… kur ta kesh fëmijën në kopsht do të të duhet të “festosh” çdo javë! Atëherë po që llogaria bankare do të “qajë” me të vërtetë!

 

1) “Kur të bëhem nënë, fëmijët e mi nuk do t’i lejoj të…”
Çfarë? Nuk do ta lejosh të hajë sheqer? Apo të shohë televizor? Mos i mendo kurrë këto, fëmija do të bëjë gjithmonë atë që i vjen ndërmend…

Komento
Shperndaje