Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

5 arsyet pse shtëpia juaj nuk shitet

5 arsyet pse shtëpia juaj nuk shitet
May 10
13:37 2016

E keni nxjerrë në shitje shtëpinë prej gjashtë muajsh dhe sërish ajo nuk është shitur? Me siguri jeni të nervozuar dhe akoma të paqartë se pse shtëpia juaj nuk blihet nga askush. Nuk jeni vetëm! Gjatë viteve të fundit sa vijnë e shtohen njerëzit të cilët kanë vështirësi në shitjen e shtëpisë. Lajmi i mirë është se shtëpia juaj mund të shitet vetëm në qoftë se ju rregulloni disa gjëra që me siguri nuk i keni konsideruar shumë të rëndësishme. Ja 5 këshilla që do t’ju vijnë vërtet në ndihmë për të shitur shtëpinë…

  1. Nuk keni foto cilësore të shtëpisë

Asnjëherë nuk keni një mundësi të dytë për të dhënë një impresion të parë. Kjo është në përgjithësi e vërtetë kur vjen fjala tek ata që duan të blejnë shtëpi. Impresioni i parë krijohet gjithnjë nga fotot që ju postoni nëpër portale online. Duhet të siguroheni që fotot jo vetëm të jenë cilësore, por të jenë edhe me ndriçim të mirë.

2. Keni zgjedhur agjentin e gabuar të shitjeve

Agjenti i shitjeve është një pikë kyçe ku duhet të ndaloni kur dëshironi të shisni një shtëpi. Sigurohuni që ky agjent të ketë një plan marketingu për shtëpinë tuaj dhe të ketë eksperiencën e duhur për t’ju këshilluar për çdo gjë, nga çmimi deri te mënyra se si duhet të flisni me klientët e mundshëm.

3. Rregulloni pamjen e shtëpisë tuaj

Mos harroni asnjëherë se përshtypja e parë është më e rëndësishmja. Që në momentin që blerësit potencialë parkojnë makinën për të parë shtëpinë tuaj, ata vendosin nëse duhet apo jo ta blejnë shtëpinë, ndaj dhe pritja duhet të jetë e mirë. Kujdesuni që ambienti i parë që vizitohet prej tyre të jetë i pastër dhe i sistemuar. Shtoni edhe disa vazo me lule në hyrje të shtëpisë pranë derës kryesore.

4. Shtëpia juaj është e mbingarkuar

Blerësve potencialë u pëlqen të imagjinojnë veten e tyre duke qëndruar në shtëpinë tuaj. Por nëse shtëpia juaj është një rrëmujë e vërtetë dhe e ngarkuar me fotot tuaja personale kudo, blerësit do ta kenë vështirë këtë imagjinatë që është e rëndësishme për ta. Largojini orenditë e tepërta dhe objektet e personalizuara.

5. Gjëja më e rëndësishme mbetet çmimi…

Duhet të bëni krahasimin e çmimit të shtëpisë tuaj me çmimet e shtëpive që janë shitur përpara jush dhe vini re se çfarë nuk shkon në çmimin e shtëpisë tuaj. Por nëse ndiqni 4 këshillat e mësipërme mund të vini re se edhe çmimi juaj është në rregull. Përdorni edhe hile të vogla për sa i përket çmimit, në rast se të gjitha shtëpitë që dalin për shitje i kanë rritur çmimet e tyre, ju mundohuni të ulni një përqindje të caktuar, pa ju dëmtuar.

Komento
Shperndaje