Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

4 situata të cilat personat me ankth duhet t’i shmangin

4 situata të cilat personat me ankth duhet t’i shmangin
July 22
19:28 2016

Ata që vuajnë nga çrregullime të emocioneve dhe ankthi luftojnë çdo ditë për të mos i lënë këto emocione t’u kontrollojnë veprimtarinë jetësore. Mjekimi, terapitë dhe prania e personave më të afërt padyshim që ndihmojnë por gjithashtu është e rëndësishme që të inkurajoni veten dhe të mos e shtyni drejt situatave që mund t’ju provokojnë një gjendje emocionale të rënduar dhe ankth. Ka disa situata të cilat persona të tillë duhet t’i shmangin për të mirën e shëndetit të tyre:

Ambienti shqetësues i punës:

Gjatë javës ne harxhojmë rreth 40 orë në punë, kështu që ka shumë rëndësi ambienti ku punoni. Sipas statistikave të vitit 2015, rreth 35% e amerikanëve kanë raportuar se janë keqtrajtuar në punë dhe 72% e punëtoreve ngacmohen nga shefat në zyrë. Simptomat kryesore se si këto raste ndikojnë te ju  janë probleme me gjumin, vështirësi në përqendrim dhe ankth. Më e mira për shëndetin tuaj do të ishte të shmangnit një situatë të tillë.

Evitoni situata shpërthyese të përditshmërisë:

Kur keni çrregullime emocionale dhe ankth, shpesh përballeni me frikërat tuaja pothuajse çdo ditë. Shembujt kryesorë janë fjalimet publike, drejtimi i makinës apo njohja me njerëz të rinj. Ju keni absolutisht nevojë t’i jepni kurajë vetes pasi gjithçka që për të tjerët mund të jetë shumë e thjeshtë, për ju do të thotë vështirësi. Edhe pse asnjë situatë e përditshmërisë nuk mund të jetë e përkryer, shmangini marrëdhëniet konfliktuale me miqtë, mos rrini me persona që ju ngjallin nervozizëm. Nëse jetoni me një mikun tuaj, sjelljet e të cilit ju bezdisin apo në një shtëpi apo qytet që nuk ju jep rehati vendosni dhe merrni vendimin i cili do t’ju mundësojë paqe shpirtërore.

Përdorimi i alkoolit dhe drogës:

Njerëzit që vuajnë nga ankthi gjithnjë janë të prirur të merren me aktivitete  të shëndetshme si joga, udhëtimet, leximi, por dhe shëtitjet relaksuese. Megjithatë, shumë prej tyre pikërisht një gjendje e tillë i shtyn drejt konsumit të alkoolit dhe drogave të ndryshme. Duhet të dini se përdorimi i tyre me kalimin e kohës mund t’ju bëjë të varur dhe gjendja juaj do të përkeqësohet.

Të kaloni shumë kohë vetëm:

Të gjithë në një moment të jetës duan të kalojnë kohë vetëm dhe mendohet si diçka relaksuese pasi tregon se ndihesh mirë me veten. Megjithatë është e rëndësishme të dini ndryshimin midis situatës së shëndetshme  dhe jo të shëndetshme në të kaluarit kohë me veten. Me kalimin e kohës kjo mund t’ju shtyjë të mbylleni në vetvete. Ankthi kontrollon mendimet tona në një nivel kimik dhe të shpenzosh shumë kohë vetëm padyshim është një dëm në shëndetin emocional.

Shperndaje