Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

4 kategori njerëzish që janë “synimi” kryesor i mushkonjave

4 kategori njerëzish që janë “synimi” kryesor i mushkonjave
August 02
16:47 2016

Të gjithë njohim dikë që është në shënjestër të mushkonjave sidomos në stinën e  verës. Ata i tërheqin këto insekte dhe ka një arsye pse pickojnë këta njerëz më shumë se të tjerët.  Ekspertët e shëndetësisë thonë se ka një arsye pse mushkonjat zgjedhin këta objektivë.

Gratë shtatzëna

Mushkonjat tërhiqen nga dioksidi i karbonit që njerëzit nxjerrin pasi kanë marrë frymë. Gratë shtatzëna prodhojnë më shumë dioksid karboni, që do të thotë se mushkonjat janë më të prirura t’u afrohen. Kjo është një arsye pse virusi Zika përhapet dhe paraqet një rrezik të madh për to.

Personat që merren me ushtrime

Nuk duhet të surprizoheni nga fakti se mushkonjat sulmojnë me agresion pasi keni përfunduar seancat e jogës apo ushtrime të ndryshme trupi.  Ato tërhiqen nga acidi laktik, i cili prodhohet  në sasi të mëdha nga muskujt tuaj kur i nënshtrohen tendosjeve fizike.

Personat që konsumojnë alkool

Ekspertët kanë zbuluar  se pijet alkoolike na bëjnë më të rrezikuar nga mushkonjat pasi  alkooli rrit temperaturën e trupit.

Grupi i gjakut 0

Studimet tregojnë se shanset që një mushkonjë të pickojë një person me grupin e gjakut 0 janë 83%. Njerëzit me grupin e gjakut A kanë më pak shanse të pickohen nga mushkonjat.

 

Komento
Shperndaje