Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

4 gjëra që duhet të keni parasysh kur dilni me një feministe

4 gjëra që duhet të keni parasysh kur dilni me një feministe
July 29
18:07 2016

Diskutimet janë gjithnjë të zakonshme,  sidomos nëse del për darkë me një feministe. Ato thjesht duan të trajtohen me respekt  dhe mirësjellje. Janë të shumta historitë e njohjes në internet dhe çiftet pas shumë mesazhesh në llogaritë sociale zgjedhin të dalin për herë të parë në një takim. Ndoshta zhgënjehen duke bërë krahasimin mes reales dhe virtuales e të tjerë ndoshta gëzohen. Mirëpo për feministet situata nuk është ashtu siç shumë e kanë parashikuar. Si shembull, femra të tilla nuk e lejojnë mashkullin të paguajë faturën, aq më pak nëse ftesën për takim e kanë bërë ato. Në vijim janë disa nga gjërat që duhet të kenë parasysh meshkujt kur vendosin të dalin në takim me një feministe. Një vajzë rrëfen se çfarë duhet dhe nuk duhet të bëjnë meshkujt:

  1. Të porosisësh për to

Askush nuk mund të futet mes femrave dhe ushqimit. Unë dola me një mashkull një darkë dhe ai porositi dy herë pa më pyetur. Madje i sugjeroi kamerierit edhe se çfarë nuk do të haja. Asgjë nuk e acaron më shumë një femër se një njeri i cili tenton të tregojë xhentilesën e tij duke i porositur asaj ushqimin.

  1. Të flasësh për veten

Duhet të keni kujdes se sa flisni për veten tuaj dhe sa për femrën me të cilën jeni në takim. Nuk duhet tejkaluar masa, mjaftojnë dy pyetje pasi gjithçka bëhet e mërzitshme nëse e gjithë mbrëmja kalon duke i treguar tjetrit ”se çfarë je duke bërë në jetë”.

3. Pagesa e faturës

Ndoshta nuk mund të flasim për të gjithë, por një takim i përkryer mund të shkatërrohet në fund kur vjen momenti i pagimit të faturës. Nëse ftesën e ka bërë mashkulli, tregon mirësjellje nga ana juaj nëse ofroheni të paguani faturën. Nëse femra është ajo që ka bërë ftesën të jeni të sigurt që do të këmbëngulë të paguajë, kështu që më e mira do të ishte nëse paguhet përgjysmë.

  1. Mosrespektimi

Shpesh është e vështirë të dini se kur duhet kaluar nga njëra fazë në tjetrën  për sa u përket takimeve në çift. Femrave nuk u pëlqen që të dalin shpesh brenda javës dhe të shkëmbejnë mesazhe pafund gjatë gjithë kohës vetëm që të arrijnë sa më parë te kontakti seksual. Përveç partnerit duhet të respektoni kohën dhe marrëdhënien tuaj. E vetmja mënyrë për të ditur nëse partneri është gati për një hap tjetër të lidhjes është komunikimi./Blitz.al/

Shperndaje