Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

32 vjeçari shpenzon miliona për tu dukur si Marilyn Monroe

32 vjeçari shpenzon miliona për tu dukur si Marilyn Monroe
January 31
18:03 2018

32 vjeçari Cyrul Roux, një kamarier nga Franca ka shpenzuar më shumë se 5000 paund (5800 euro) për botoks e për të mbushur buzët, gjatë 18 muajve të fundit. Këtë përpjekje ai e ka bërë fillimisht në moshën 26 vjeçare dhe gjatë këtyre viteve ka bërë mbi 20 seanca të ndryshme, ku mes tyre 16 kanë qenë vetëm botoks.

Man spends thousands on lip fillers and Botox to look like Marilyn Monroe

“Mendoj se jam i varur nga injeksionet” -ka thënë ai.

Cyrul  ka bërë gjithë këto përpjeke për tu dukur si idhulli i tij Marilyn Monroe. Tashmë kamarieri shpreson që të kursejë para për të bërë implant të mjekrës, faqeve dhe hundës.

Ai ka shpenzuar rreth 3500 dollarë vetëm për buzët dhe mbi 5000 për injeksionet e tjera. Atij nuk i interesojnë fjalët e të tjerëve pasi është krenar për pamjen e tij. Cyrul shprehet se nuk do të heq dorë nga përdorimi i injeksioneve.

Man spends thousands on lip fillers and Botox to look like Marilyn Monroe

“Jam krenar që jam një djalë plastik dhe do të vazhdoj të bëj ndërhyrje plastike. Njerëzit më gjykojnë por kjo nuk më intereson. Në fund të ditës bukuria është më e rëndësishme se gjithë të tjerët”- është shprehur 32 vjeçari./Blitz.al/

Man spends thousands on lip fillers and Botox to look like Marilyn Monroe

Shperndaje