Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

30 ditë pa bërë dush, por një fund premtues

May 13
17:57 2016

Jill dhe Jessica

Jill dhe Jessica
Picture 1 of 3

 

E keni menduar ndonjëherë të rrini 30 ditë pa bërë dush dhe se ky veprim mund t’jua bëjë lëkurën perfekte?  Dy gra të guximshme tentuan ta bënin këtë, pavarësisht erës së keqe  së trupit. Ato nuk kanë përdorur as sapunin dhe as shampo për tridhjetë ditë dhe qëllimi kryesor i eksperimentit ishte të zbulonin nëse kjo do t’jua bënte lëkurën më të mirë.

Sa herë dalin puçrra në fytyrë apo lëkura bëhet më e thatë, priremi  të përdorim produkte kozmetike për të pastruar fytyrën tonë. Po sikur eliminimi i këtyre produkteve që përdorim në përditshmëri të jetë sekreti për një lëkurë të shëndetshme?

Jill Provost dhe Jessica Amaris janë dy femra të guximshme që iu nënshtruan eksperimentit, gjatë të cilit u lejohej të përdornin vetëm një spray probiotik që pastron fytyrën pa përdorur ujin. Atyre nuk u lejohej të përdornin madje as deodorantin, një nga produktet që ia kanë ndier mungesën së shumti.

Ditën e dytë, Jill tha se ia ndjente aromën vetes gjatë gjithë kohës dhe detyrohej t’i mbante krahët e puthitur me trupin. Përgjatë 30 ditëve ato u komplimentuan për pamjen e fytyrës pa make-up, por shumë nga anëtarët e familjes u ankuan për erën e keqe. Ditën e tretë, flokët e Jill ishin të yndyrshëm e shumë pranë fundit burri i saj i rrëfeu se mbanin erën e leshterikëve apo mbetjeve të një njeriu të vdekur. Sa i përket lëkurës së tyre, aknet e fytyrës u acaruan fillimisht, por nga dita e 21 gjithçka filloi të ndryshonte. Fytyra e Jessica-s u pastrua dhe dukej shumë më mirë se një muaj më parë, ndërkohë që skuqja e mëparshme që Jill kishte u zhduk si me magji. Edhe pse fillimisht u dukej se ishin duke u “kalbur”, në fund ndiheshin të pastra. Jo vetëm kaq por vajzat shtuan se nga ky eksperiment nuk fituan vetëm një lëkurë më të shëndetshme por edhe kohë, 45 minuta që harxhonin çdo mëngjes për të bërë make-up.

Komento
Shperndaje