Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

3-vjeçari më i famshëm i ditës: Urionon fiks në momentin kur e ëma propozohet për martesë!

3-vjeçari më i famshëm i ditës: Urionon fiks në momentin kur e ëma propozohet për martesë!
May 15
16:27 2018

Owen, një djalë 3 vjeçar mjaft simpatik është kthyer sot në personazhin më të famshëm të rrjetit pasi krejt në mënyrë spontane ka marrë gjithë vëmendjen e një prej momenteve më emocionalë që ka përjetuar e ëma e tij.

Kevin, 33 vjeç, i dashuri i mamasë së vogëlushit, është ulur në gjunjë kur kanë qenë duke shëtitur të tre pranë një shatërvani dhe ka bërë pyetjen e famshme: “A do të martohesh me mua?”. Fiks në këtë moment, pas tij, vogëlushi ka ulur pantallonat dhe ka nisur të urinojë për qejfin e tij.

Kjo video e postuar në rrjet nga çifti ka shkaktuar aq shumë të qeshura sa menjëherë njerzit kanë nisur të bëjnë ‘meme’ me faktin që vogëlushi ka urinuar duke thënë: “S’ka nevojë për të aprovuar martesën pasi djali foli qartë me gjestin e tij!”. /Blitz.al/

 

 

Komento
Shperndaje