Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

3 hapa kryesorë si të humbni peshë në një kohë të shkurtër

3 hapa kryesorë si të humbni peshë në një kohë të shkurtër
May 08
14:20 2016

Ka shumë mënyra për të humbur peshë në një kohë të shkurtër. Megjithatë, shumica prej tyre do t’ju bëjë të ndiheni të uritur dhe të pakënaqur. Nëse nuk keni një vullnet të hekurt, atëherë dëshira për të ngrënë do t’ju prishë planet dhe do t’ju bëjë të hiqni dorë shpejt.

Ky plan që po ju paraqesim do të ketë rezultate si në vijim: të reduktojë oreksin tuaj në mënyrë të konsiderueshme, të humbni peshë dhe mos të ndiheni të uritur, të përmirësojë në të njëjtën kohë shëndetin tuaj metabolik.

Ju paraqesim një plan me tri hapa se si të humbni peshë në një kohë të shkurtër:

  1. Hiqni dorë nga ëmbëlsirat dhe karbohidratet!

Kjo është një nga pikat më të rëndësishme. Ushqimet me karbohidrate stimulojnë më së shumti sekretimin e insulinës, hormoni kryesor për ruajtjen e yndyrës në trup.  Kur insulina shkon poshtë, trupi fillon të djegë karbohidratet në vend të yndyrave. Një përfitim tjetër  nga ulja e pranisë së insulinës në trup është se veshkat tuaja derdhin natriumin dhe ujin e tepërt jashtë trupit tuaj, duke evituar kështu fryrjen nga uji. Mos konsumoni karbohidrate, ulni  nivelin e  insulinës në trup dhe do të shihni se do të keni më pak uri.

2. Më shumë proteina, perime dhe yndyra

Secili nga vaktet tuaja duhet të ketë pjesë të tij, burime proteinash, yndyrash dhe perimesh me karbohidrate të ulëta.  Ndërtojeni dietën tuaj në mënyrë të tillë që të konsumoni të paktën 20-50 gramë karbohidrate në ditë. Burime proteinash mund të konsideroni produktet e mishit të pulës, derrit, qengjit, produktet e peshkut dhe vezët. Metabolizmi juaj duhet të furnizohet me rreth 100 kalori proteina në ditë. Si produkte me karbohidrate të ulëta mund të  konsumoni brokoli, lulelakër, spinaq, kastravec, selino. Ndërsa për produkte me yndyrë të përcaktuar mund të zgjidhni mes vajit të ullirit, vajit të kokosit, avokado, dhe gjalpit.

3. Ushtrohuni tri herë në javë

Nuk ju duhet me patjetër të ushtroheni rregullisht për të humbur në peshë sipas këtij plani, por rekomandohet që të bëni ushtrime fizike. Shkoni tri ose katër herë gjatë javës në palestër dhe merrni këshilla nga një instruktor. Duke u ushtruar ju do të digjni disa kalori dhe ndihmoni metabolizmin tuaj ndaj ngadalësimit të djegies së energjisë. Studimet thonë se me djegien e këtyre yndyrave ju forconi muskujt e trupit tuaj. Nëse palestra nuk është një ndër zgjidhjet tuaja primare, vrapi apo disa ushtrime kardio në ambientet e shtëpisë mund të quhen të mjaftueshme.

 

Shperndaje