Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

3 gjëra të rëndësishme që duhet të bëni midis mëngjesit dhe drekës

3 gjëra të rëndësishme që duhet të bëni midis mëngjesit dhe drekës
May 11
23:21 2019

Shpeshherë na ndodh ta nisim ditën me vrull, të shpenguar apo të hutuar. Kështu ne harrojmë se orët e mëngjesit deri ato pak para mesditës  janë jashtëzakonisht të rëndësishme, më saktë janë më thelbësoret e të gjithë ditës. Të gjithë ne harxhojmë energji dhe kohë me aktivitete dhe gjëra të vogla që nuk kanë rëndësi, siç është për shembull qëndrimi para televizorit apo në rrjete sociale. Nëse orët e paradites do të ishin më të qeta dhe të përqendruara në mendime pozitive, shëndeti psikologjik i njeriut do të ishte më i mirë dhe kjo arrihet përmes 3 ritualeve që duhet të ndodhin ndërmjet orëve të mëngjesit dhe mesditës.

1-Lani enët sapo të mbaroni vaktin tuaj, çdo mëngjes

Duhet ta dini se mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës. Përveç disiplinës në ushqim ju duhet t’i edukoni vetes edhe detyra të tjera në një rrjedhë të tillë, duke bërë gjërat sipas asaj që dini se është e drejtë për t’u bërë dhe jo asaj që dëshironi të bëni në ato momente. Pra, në vend që të shtriheni në shtrat sepse ndoshta ju flihet, lani pjatën në të cilën më parë keni pasur ushqim. Mungesa e vetëdisiplinës për shumicën prej nesh është thjesht rezultat i mungesës së fokusit. Pra është e rëndësishme që të vetëdisiplinoheni. Mundohuni që ta ktheni në rregull derisa çdo mëngjes ta bëni këtë me kënaqësi.

2-Bëni ushtrime për trupin dhe mendjen tuaj për të paktën 15 minuta

Ushtrimi është mënyra më e thjeshtë dhe më e shpejtë për të ndryshuar jetën tuaj, jo vetëm sepse e forcon trupin, por edhe për shkak se gjithashtu forcon mendjen. Aktiviteti fizik ka efektin e ndjenjës së sigurisë dhe çlirimit, madje edhe kur rrethanat e tjera në jetën tuaj duken kaotike. Shumëkush e mendon edhe si një moment reflektimi, por edhe kontrolli të fizikut dhe mendjes. Duhet të dini se ushtrimi me të vërtetë është një ilaç universal për të gjitha sëmundjet mendore njerëzore. Të ushtruarit gjatë kohës midis mëngjesit dhe drekës zvogëlon në mënyrë drastike depresionin e butë dhe të moderuar dhe ul ankthin. Filloni me një ritual në mëngjes rreth 15 minuta ose më pak. Nëse ndjeni një rezistencë të pabesueshme dhe dështoni në 15 minuta, ushtrohuni 10 minuta ose 7 minuta.

3- Meditoni

Për fillestarët ndoshta nuk është e lehtë që të meditojnë për rreth 15 minuta në mëngjes, por është e rëndësishme që të kuptohet se meditimi është një veprim i rëndësishëm që ndikon pozitivisht në shëndetin tuaj mendor. Fillimisht mund ta keni të pamundur që të përqendroheni apo të qetësoni mendimet. Shumë prej jush ndoshta heqin menjëherë dorë pas dështimit herën e parë duke e reduktuar fare procesin. Megjithatë, duhet të dini se pa tentuar diçka nuk mund të arrihet, ndaj provojeni përsëri e përsëri derisa ta arrini. Meditimi të siguron një nivel të lartë të kontrollit të vetvetes duke na lejuar të “hyjmë” në të gjitha fushat e mendjes dhe trupit. Në një farë mënyre, ai na lidh me ndërgjegjen, subkoshiencën tonë si dhe ul stresin mendor e rrit ndërgjegjësimin./Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje