Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

3 arsyet e zakonshme pse dështojnë marrëdhëniet tuaja

3 arsyet e zakonshme pse dështojnë marrëdhëniet tuaja
September 04
15:42 2016

Kohët e fundit shihni se marrëdhëniet tuaja janë duke dështuar por nuk kuptoni arsyen se kjo ndodh. Në qoftë se marrëdhëniet tuaja zgjasin shumë pak atëherë diçka nuk shkon. Askush nuk dëshiron që lidhja të përfundojë keq por sipas disa studimeve rezulton se ka disa arsye të zakonshme që çojnë në ndarje.

Në qoftë se marrëdhënia juaj nuk është duke ecur mirë domethënë që keni hasur një ndër këta faktorë gjatë rrugës tuaj. Mëposhtë do të gjeni  prej arsyeve më të zakonshme që bëhen shkaktare për ndarjen tuaj.

  1. Heshtja e partnerit

Sipas studimeve, nëse njëri partner bën presion dhe tjetri qëndron në heshtje ka shumë mundësi që të ketë pakënaqësi. Mënyra më e mirë për të shpëtuar marrëdhënien tuaj është komunikimi. Ju duhet të komunikoni qetësisht dhe të ndani mendimet me njëri tjetrin.

  1. Ai ju gënjen për gjendjen financiare

Kur partnerët fillojnë të gënjejnë për paratë fillojnë dhe problemet që çojnë në mosbesim dhe divorc. Ekspertët thonë se për të mos patur probleme në këtë aspekt duhet të tregoheni të sinqertë në lidhje me financat tuaja.

  1. Ai refuzon për të provuar gjëra të reja

Sipas studimeve njerëzit që kanë dëshirë të provojnë gjëra të reja kanë tendencë të jenë më të lumtur. Kur çiftet nuk duan të eksperimentojnë së bashku do të thotë se marrëdhënies po i vjen fundi. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje