Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

26-vjeçari, pjesë e funeralit të tij

26-vjeçari, pjesë e funeralit të tij
March 18
18:42 2016

Damaris Marin është një balsamosës i agjencisë funerale “Marin Funeral Home” në Porto Riko dhe për familjen Diaz Beato tashmë është një njeri i nderuar.
Ai ka përmbushur dëshirën e familjes për të balsamosur djaloshin 26-vjeçar, Fernando Diaz Beatos, në mënyrë që të dukej i gjallë në funeral. Marin e ka ulur trupin pa jetë dhe pa organe të 26-vjeçarit në karrige, duke pritur vizitat e të afërmve, që vinin për të ngushëlluar familjen.
Motra e Fernandos ka treguar për BuzzFeed se ata donin që ta kujtonin Fernandon të lumtur dhe të gjallë.
Fernando de Jesus Diaz Beato u vra këtë muaj në derën e shtëpisë nga autorë akoma të paidentifikuar.

Etiketimet
Shperndaje