Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

18 këshilla të vërteta për të gjithë prindërit e rinj

18 këshilla të vërteta për të gjithë prindërit e rinj
September 28
13:05 2016

Një grua, nënë e tre fëmijëve, ka rrëfyer për të gjitha nënat disa  këshilla të cilat ajo vetë i ka mësuar gjatë rritjes së fëmijëve të saj.

“Unë kam tre fëmijë dhe më lini t’ju tregoj se nga ata kam mësuar shumë. Shpesh lexoja këshilla që ndihmonin në mirërritjen e fëmijës. Megjithatë, fëmijët janë gjithmonë ata që të surprizojnë me mashtrimet e vogla e që shpesh të duket se ke dështuar në detyrat e tua si prind. Ndonjëherë mendoj që ata që i shkruajnë këto këshilla janë disa psikologë që ende nuk janë bërë vetë me fëmijë. Kështu bëra vetë një listë të gjatë me gjërat që një nënë duhet të ketë parasysh në çastin që vjen në jetë fëmija i saj, një listë të vërtetë me këshilla.

  1. Pizhamet për fëmijë që mbërthehen në pjesën e poshtme janë ideuar nga disa t*apa.  Jam e arsimuar dhe ende nuk arrij ta kuptoj se si funksionojnë ato veshje. Nuk do të ishte më e lehtë të bëheshin me zinxhir?
  2. Bebet qajnë, urinojnë, vjellin, është më se normale.  Mos prisni që ato të flenë gjatë gjithë kohës, të mos qajnë apo të qeshin gjatë gjithë kohës.  Nëse ndodhin këto fëmija juaj është normal.
  3. Vëmendje, bebet meshkuj do t’ju urinojnë në fytyrë dhe ky është një fakt. Kini parasysh të mbani gojën mbyllur kur ndërroni pelenat.
  4. Herën e parë që ndërroni pelenën pasi fëmija ka filluar të hajë ushqim, do të ketë erë të keqe.
  5. Mos vishni rroba të zeza. E vjella e foshnjave duket më shumë në ngjyrën e errët.
  6. Prindërit e rinj zakonisht i ngrenë lart fëmijët dhe i tundin duke dashur t’i bëjnë të qeshin, megjithatë si përgjigje marrin thjesht një të vjellë në fytyrë.
  7. Kini parasysh se derisa fëmija juaj të mbushë 2 vjeç mjekët nuk do t’ju japin receta për të sa herë sëmuren. Kështu duhet të zgjidhni me kujdes rastet kur t’i çoni foshnjat në urgjencë.
  8. Shumë njerëz do t’ju thonë ta lini fëmijën të qajë, të tjerë do t’ju thonë të bëni të kundërtën. Megjithatë në fund ju vendosni vetë.
  9. Nëse dikush ju gjykon për mënyrën se si e ushqeni fëmijën tuaj, me gji apo biberon, duhet t’i jepni një përgjigje. E vërteta është se ju nuk keni pse t’ia shpjegoni dikujt mënyrën se si e ushqeni fëmijën tuaj. Mendo se shumë shpejt ky fëmijë do të fillojë të hajë vetë në pjatë.
  10. Ndonjëherë bebet qajnë dhe ju nuk arrini ta kuptoni dot shkakun kryesor se pse. Në raste të tilla lërini për disa minuta në krevatin e tyre dhe hani disa biskota, pastaj përpiquni ta qetësoni sërish. I gjithë çelësi qëndron te biskotat.
  11. Nëse nuk keni ide argëtimi, lëreni fëmijën të luajë vetë apo uluni edhe ju me të në dysheme.
  12. Shpesh ndodh që të afërmit pyesin se nga cili prind ngjan foshnja ditët e para të jetës. Kjo është një pyetje së cilës nuk mund t’i përgjigjesh, është një budallallëk pasi tiparet e tij ndryshojnë me kohën.
  13. Kur bëheni prind është gjë e zakonshme të urresh beqarët dhe çiftet pa fëmijë që ankohen se ndihen të lodhur.
  14. Bebet tërheqin flokët, buzët dhe faqet e të rriturve.
  15. Vjen një moment kur fëmija ecën këmbadorazi dhe ti nuk e gjen më në vendin ku e le fillimisht. Ky mund të quhet një nga momentet më të bukura për të gjithë prindërit.
  16. Të afërm apo persona të panjohur do të duan ta prekin dhe puthin foshnjën pa ju pyetur. Do të ishte mirë që t’ua bëni të qartë që në fillim që nuk duhen ta puthin.
  17. Ju jeni nën urdhrat e të voglit. Atij nuk i intereson se kur ju keni nevojë për gjumë apo keni punë.
  18. Sekreti i pagjumësisë sidomos për nënat është kafeina. Mos e luftoni, por pini pa e tepruar, sigurisht. Duhet të rrini edhe disa orë të tjera zgjuar./Blitz.al/
Shperndaje