Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

14 serialet që nuk duhet ti humbisni këtë verë

14 serialet që nuk duhet ti humbisni këtë verë
May 25
08:28 2019

E kuptojmë që jeni të mërzitur sepse “Game of Thrones” mbaroi por shikoni anën pozitive, tani keni kohën që ju duhej për t’ju përkushtuar tërësisht një seriali të ri. Dhe këtë mund ta bëni shumë shpejt, duke nisur nga kjo verë, sepse plot 14 seriale të reja do të nisin apo rinisin transmetimin dhe ju do të keni luksin të zgjidhni atë, për të cilin mendoni se ja vlen ta sakrifikoni jetën sociale( sikur e keni një të tillë). Këto janë 14 serialet e reja që do të dalon në verën e 2019-ës:

“Stranger Things 3”

A përfshijnë interesat tuaja nostalgjinë dhe horrorin? Bukur, sepse një tjetër sezon i Stranger Things është gati për tu transemtuar. Detaje nuk ka shumë, por përshkrimi i Netflix për këtë sezon është pak a shumë kështu: “Shkolla ka mbaruar, një qendër e re tregtare është hapur në qytet, dhe ekipi i Hawkins është duke u rritur. Romanca hyn në mes të dinamikës që ka grupi tashëm i njohur për ju, dhe atyre I duhet ta kuptojnë si ta përjetojnë rritjen pa u larguar nga njëri-tjetri.”

“Big Little Lies”- Sezoni i dytë

Ajo që ka më shumë rëndësi për sezonin e dytë të këtij seriali është se cast-it do ti bashkohet mbretëresha Meryl Streep, e cila do të luajë vjehrrën e personazhit Celeste, e që do të bëjë të pamundurën për të gjetur çfarë i ka ndodhur djalit të saj, Perry. Për ata që e kanë parë, ky përshkrim i vogël tregon shumë, për ju që s’e keni parë, hidhini nëj sy trailer-it:

“Euphoria”

Shfaqja televizive më e re e HBO-së për këtë verë është “Euphoria” dhe që duket se do të jetë një histori e kohëve të gjimnazit. Zendaya është aktorja e kryesore e cast-it të adoleshentëve, të cilët së bashku do të zbulojnë një botë të mbushur me drogë, seks, trauma dhe të gjithën të ekspozuar në rrjetet sociale (që është pak a shumë dhe jeta jonë). Duket interesante, por imagjinoni sa interesante do t’ju duket kur të merrni vesh që Drake është producent i këtij seriali.

“The Rook”

Jam shumë i emocionuar për këtë serial, sepse bazohet në një roman fantashkencë!! Për të mos ju bërë shumë spoil, le të themi që The Rook është një dramë spiunazhi supernatyrale, për një agjensi sekrete paranormale britanike. Si fillon seriali? Protagonsitja zgjohet një ditë e rrethuar nga trupa të vdekur dhe nuk mban mend si gjendet aty. Shumë gjë normale domethënë!

“Veronica Mars”

E preferuara e televizionit Veronica Mars është kthyer dhe askush nuk mund ta ndalojë. Të gjithë personazhet janë kthyer dhe Veronica gjendet sërish në qytetin e Neptune, në mes të krimit dhe luftës për drejtësi. Dhe bonus: Logan do jetë në këtë sezon, në trailer mund ta shihni duke dalë nga oqeani në formën e një sirene me muskujt e tij të barkut dhe gjithçka tjetër.

“The Handmaid’s Tale”- sezoni 3

Sezoni i rradhës i Handmaid’s Tale do të dalë këtë verë dhe bëhuni gati për një shkatërrim emocional. Në fund të sezoni-t të dytë pamë personazhin e June të qëndronte në Gilead dhe të kërkonte për vajzën e saj të humbur, që do të thotë tani do ta shohim sërish me fustanin e saj të kuq dhe kapelen e bardhë duke luftuar patriarkatin nga brenda. Sinqerisht, lotët e mi mezi presin që të rrjedhin.

‘Succession”

Ky është një nga serialet më të mira në televizion për momentin dhe për fatin tuaj të mirë, keni ende pak muaj në dispozicion për të parë sezonin e parë, përpara se i dyti të publikohet në gusht. Meqë ra fjala, për ju që nuk e keni idenë për çfarë po flas, shfaqja televizive flet për problemet dhe dramat e brendshme të një familje që zotëron një media të madhe dhe çdo episod ka intrigat e veta.

“Good Omens”

Teknikisht kjo shfaqje publikohet në 31 maj por llogaritet sërish si një serial i madh i kësaj vere. Do të shini aktorët legjendarë David Tennant dhe Michael Sheen, të cilët luajnë rolin e një ëngjëlli dhe një djalli, që bashkojnë forcat për të parandaluar Armageddon, që në praktikë është fundi i botës. Plus Jon Hamm i bashkoeht cast-it, kështu që çfarë arsyeje doni më?

“Four Weddings and a Funeral”

Është një serial që është përshtatur për ekranin e vogël nga super komediania Mindy Kaling. Shfaqja është për një grup miqsh të cilët përjetojnë një verë dramatike, me katër dasma dhe po, një funeral. Është përshtaur nga filmi britanik me të njejtin emër dhe si protagonist mund të shohim yllin e “Game of Thrones”, Nathalie Emmanuel. Më falni tani se po shkoj të qaj për Misasndei-n…

“American Princess”

Komenti i përgjithsëm për këtë serial është: “Jam në të njejtën kohë i intriguar dhe i tmerruar.” American Princess mesa duket flet për një vajzë e cila kap burrin e saj duke e tradhëtuar në ditën e dasmës. Për t’ju përgjigjur, ajo bën atë që do bënin të gjithë, i bashkohet një panairi të rilindjes( mirë, jo të gjithë). Duket se do të jetë tërheqës, i rrëmujshëm dhe plot me humor të pisët, që më duhet shumë në jetë tani.

“Black Mirror”, sezoni 5

Sezoni i 5-të i Black Mirror do të vijë në Netflix këtë verë dhe do ju japi makthe dhe mendime shqetësuese netëve të nxehta (prit, çfarë?). Dhe një prej episodeve ka për protagonsite Miley Cyrus, si një robot(?). Traileri të bën shumë konfuz, por fundja të gjithë trailer-at e Black Mirror kështu kanë qenë dhe unë jam i intreguar.

“The Boys”

Pritshmëria për këtë serial të ri nga Chace Crawfor është shumë e madhe. Në thelb, shtatë superheronj janë ktheyr në idiotë egositë (që është shumë në modë), dhe kanë formuar një ekip shpëtuesish që quhen “The boys”. Duket pak si e dhunshme, por kaq vite duke parë GOT, asnjë gjë nuk më bën më përshtypje.

“Too Old to Die Young”

Ky serial nga regjizori i njohur Nicolas Winding, ka shumë vite që pregatitet për të dalë dhe më në fund ja ku është. Ndjek rrugët ekzistenciale që ndjekin personazhet kryesorë për t’u kthyer nga vrasës në luftëtarë të një qyteti ëngjëjsh. Po, një gjë normale! Luan dhe Miles Teller, bëni çfarë të doni me këtë informacion.

“Songland”

Mirësevini në reality show-n më të ri të NBC ku kompozitorët konkurojnë me njëri-tjetrin për të shkruar hitin e madh të rradhës, me ndihmën e artistëve si John Legend apo Jonas Brothers. Është në fakt një format i ri, i paprovuar më parë, që në qendër vë kreativitetin. Nuk duhet humbur!

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje