Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

13 prill 2018: Sot është e premte e zezë! Çfarë duhet të presim?

13 prill 2018: Sot është e premte e zezë! Çfarë duhet të presim?
April 12
21:44 2018

E keni besojmë parasysh faktin se të premtet e zeza janë kthyer në makth të popujve pasi thuhet se në ditët kur data 13 i përkon të premteve, evente të këqija ndodhin përgjatë gjithë ditës.

Por si arriti kjo ditë të kthehej në simbol fatkeqësie duke bërë të “Premten e Zezë” si ditën më famëkeqe për shumë popuj të botës?

Sipas një studimi, që synonte të shqyrtonte lidhjen midis shëndetit, sjelljeve e parandjenjave kur data 13 e një muaji bie në ditë të premte, autoret e këtij shkrimi krahasuan numrin e automjeteve në qarkullim me numrin e aksidenteve automobilistike në dy ditë të ndryshme, kur data 6 e një muaji qëllon e premte dhe kur data 13 e një muaji qëllon e premte.

Studimi u bë në disa vjet dhe në zonën ku u krye, megjithëse shumë më pak njerëz përdorën makinat e tyre për transport kur data 13 ishte e premte, numri i të shtruarve nëpër spitale për shkak aksidentesh automobilistike ishte më i lartë së në një të premte të zakonshme.

Përfundimi : “Data e 13 e muajit, kur qëllon në një të premte, është ogurzezë por vetëm për disa njerëz. Rreziku i shtrimit në spital nga ndonjë aksident rrugor mund të arrijë deri në 52 % më shumë se i një dite normale…” Megjithatë, ky është i vetmi studim shkencor i njohur deri më sot rreth këtij subjekti. Për më tepër, duket sikur ka të bëjë më shumë me natyrën njerëzore sesa me një ditë të javës aq më tepër të guxojmë ta përkufizojmë si të zezë.

Shperndaje