Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

12-vjeçari i jep përgjigje pyetjes: “A shkaktojnë vaksinat autizëm?”

12-vjeçari i jep përgjigje pyetjes: “A shkaktojnë vaksinat autizëm?”
June 02
13:32 2016

“Vaksinat shkaktojnë autizëm?”- është një video e një 12- vjeçari që është bërë virale në internet.

Marco Arturo ka përdorur këtë mënyrë për t’u dhënë një mesazh të gjithëve dhe t’u paraqesë prova nëse me të vërtetë vaksinat shkaktojnë autizëm apo jo pasi kohët e fundit kjo po diskutohet shumë. Në klipin e shkurtër ai shpjegon se është duke bërë studimin e tij dhe ka kuptuar se të gjithë janë gënjyer nga mjekët dhe kompanitë farmaceutike rreth vaksinave.

Arturo nis të hapë një bllok në të cilin thotë se ka mbledhur të gjitha dëshmitë e teorisë së tij, por zbulon se ai është bosh. “Mendoj se kjo dosje është bosh sepse nuk ka asnjë provë për të mbështetur deklaratën se vaksinat lidhen në një mënyrë apo tjetër me autizmin”,- thotë ai.

Ai u bën thirrje të gjithë fëmijëve se është e rëndësishme që të mbrohen nga sëmundjet  fatale që prekin njerëzit.

Të gjithë ata që janë kundër vaksinave nuk kanë reaguar mirë ndaj videos së 12-vjeçarit, e cila ka marrë rreth 1 milion shikime. Arturo  ka marrë edhe disa mesazhe të pakëndshme në Facebook.

Shperndaje