Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

11 ushqime që ju bëjnë më të uritur

August 08
20:28 2016

Drithërat për fëmijë

Picture 1 of 7

Drithërat që përdoren për mëngjesin e fëmijëve kanë përmbajtje mielli të bardhë, gjë që rrit nivelin e sheqerit në gjak dhe insulinës. “Konsumi i një sasie kaq të lartë karbohidratesh që në mëngjes, kur niveli i kortisolit është në nivelin më të lartë të tijin, është një sulm i dyfishtë për metabolizmin tuaj”, - shprehet dr. Decotiis. Gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit, trupi juaj furnizohet me kortisol, i cili është përgjegjës për luftimin e stresit gjatë ditës.“Nivel i lartë i kortisolit do të thotë aftësi më e vogël për të zbërthyer sheqerin në gjak. Ndërkohë niveli i sheqerit mund të jetë i lartë, por mjaftueshëm për proceset e nevojshme, prandaj edhe ndjeni uri”, - tregon dr. Decotiis.

 

Ndiheni të uritur/etur? Epo, duhet të hani (ose të pini). Po sikur ushqimet apo pijet që konsumoni ju bëjnë akoma më të uritur?

Duhet të dini që ushqimi dhe uria janë procese jo aq të thjeshta sa ç’mendoni. “Uria është rezultat i mjaft proceseve komplekse që ndodhin në stomak, zorrë, tru, pankreas dhe gjak”, – thotë Sue Decotiis, specialiste e peshave trupore dhe mjeke e përgjithshme. Problemi qëndron te fakti që uria është ciklike, pra përsëritet vazhdimisht dhe shpesh lëndët ushqyese kalojnë në procese e vende tranzit duke na bërë përsëri të uritur.

Galeria e mësipërme do t’ju tregojë disa nga ushqimet dhe pijet që ju bëjnë të ndiheni akoma më të uritur e më të etur.

Komento
Shperndaje