Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

11 mendimet qesharake të femrave para se të çojnë një mashkull seksi në shtëpi

11 mendimet qesharake të femrave para se të çojnë një mashkull seksi në shtëpi
March 18
18:03 2016

Të dalësh bareve është diçka e zakonshme dhe të gjithë e bëjnë, por le të jemi të sinqertë dhe të ndalojmë një moment rreth një fakti: “Kë do të takojmë sonte? Nuk ka gjë më argëtuese sesa të “gjuash” në bar apo të flirtosh. Dhe kur ndodh ai momenti magjik, “e rrëmbejmë” atë dhe e çojmë në shtëpi! Duket pasionale, madje edhe romantike,  por gjithmonë është ai zëri i brendshëm që të tundon brenda vetes duke të komentuar çdo detaj të vogël.

  1. Veprimi i kontrolluar i buzëve

“Atëherë, unë nuk dua të përfshihem shumë, do të thotë se nuk kam rënë në dashuri, por… dreqin, çfarë pret ky tani? Thjesht nuk mund ta ndihmoj”.

2. Emri i tij

“Nuk e mbaj mend emrin e tij, por ç’rëndësi ka kjo në fund të fundit! Sapo të heqë bluzën, nuk ka pse të më kujtohet… apo e kishte Mark? Po, Mark”.

3. Pyetjet nëse ai mund të jetë kriminel

“Nuk mendoj se do të ketë një takim të dytë nëse ai do të bëjë diçka me forcë, apo mos nuk duhet të ketë as takim të parë?”

4. Të krijosh dialog

“Atëherë… si i bie të vazhdojë kjo? Duhet të kemi një bisedë, në fund të fundit. Po, një shkëmbim i vogël i fjalëve askujt s’i bën keq”.

5. Të kujtosh herën e fundit kur u depilove dhe bëre dush

“O Zot, a u depilova sot në mëngjes? Mos ndoshta duhet të shkoj në tualet të shihem apo do të tingëllojë e çuditshme?”

6. Koha kur shkon në tualet dhe ai mbetet vetëm

“Po sikur ai të jetë hajdut dhe të tentojë të vjedhë diçka ndërkohë që unë nuk jam përreth? E vendosa, nuk ka më justifikim për të shkuar në tualet”.

7. Të puthësh një të huaj

“Jam duke dalë me një njeri që para dy orësh nuk e njihja fare, madje edhe e kam puthur. Vajzat do të qeshin me këtë fakt”.

8. Spekulimi i të “dashurës”

“O Zot i madh! Po sikur ai të ketë një të dashur dhe unë jam një e radhës? Mos! Në rregull, ndoshta jam duke e ekzagjeruar me përfundimet. Thjesht shijo mbrëmjen, ai është kaq i lezetshëm”.

9. Skenari i rënies në dashuri dhe martesa pasi e njeh për vetëm 2 orë

“Po sikur ky të jetë i duhuri dhe një ditë të martohemi  dhe kjo të jetë historia jonë se si jemi takuar për herë të parë? Çfarë do të mendojnë fëmijët tanë kur ta dëgjojnë? Ndoshta nuk do t’ua tregojmë fare, është influencë negative sigurisht”.

10. Paniku final

“Dhe ja ku jam sërish, prapë vetëm”.

11. Fundi

“Gjithçka ishte qejf, por është koha të zhdukem”.

Etiketimet
Shperndaje