Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

11 gjërat që duhet të dini nëse po dilni me një vajzë që ka dalë nga një marrëdhënie e vështirë

11 gjërat që duhet të dini nëse po dilni me një vajzë që ka dalë nga një marrëdhënie e vështirë
June 09
19:44 2016

Të dalësh me një femër, e cili sapo ka përfunduar një marrëdhënie, është pak e vështirë sepse është një situatë shumë  e brishtë. Ajo ndihet e pambrojtur, e frikësuar dhe nuk di si të veprojë  me njerëz të rinj. Më poshtë do të gjeni 11 gjërat që çdo djalë duhet t’i dijë në qoftë se del në takim me një vajzë që sapo është ndarë.

  1. Për të fituar besimin e saj do t’ju duhet një vit sepse ajo nuk do të veprojë shpejt, pasi sapo ka kaluar një makth nga marrëdhënia e mëparshme.
  2. Do të ketë dyshime në qoftë se bëni gjëra shumë të mira. Edhe për veprimet tuaja të cilat shprehin dashurinë ajo do të ketë dyshime se çfarë fshihet pas tyre.
  3. Nuk do t’ju prezantojë me shoqet e saj sepse mendon se ndonjëra nga ato nuk do të ngelet vetëm shoqe më vonë.
  4. Ajo mendon se mesazhet tuaja të bukura dhe me fjalë dashurie janë thjesht fjalë boshe.
  5. Ajo luan rolin e CIA-s sepse do të zbulojë çdo gjë për ju pasi e ka shumë të vështirë që të fillojë një marrëdhënie të re.
  6. Personi i ri nuk duhet të jetë një njeri dembel, sepse ai duhet ta shoqërojë atë kudo ku ajo ka dëshirë.
  7. Në fillimin e marrëdhënies ajo nuk do të jetë shumë e fokusuar në marrëdhënien tuaj sepse është akoma e lënduar dhe trembet se kjo mund të ndodhë përsëri.
  8. Muajt e parë ajo do të ndiejë frikë në momentet që do t’ju takojë dhe nuk do të ketë fituar akoma sigurinë te ju.
  9. Ju duhet të luftoni për ta fituar atë, sepse pasi është lënduar një herë ajo do t’ju vërë në provë për të kuptuar qëllimin tuaj.
  10. Besimi është një çështje shumë problematike ju duhet të kaloni shumë kohë me të dhe t’i vërtetoni ndjenjat tuaja.
  11. Vajza nuk kërkon asgjë më shumë veçse që të jeni pjesë e jetës së saj me gjithë kuptimin e fjalës. Ajo ka nevojë t’ju ketë pranë në çdo lloj situate.
Komento
Etiketimet
Shperndaje