Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

11 gjëra që meshkujt nuk duhet t’i bëjnë kur janë në takim

11 gjëra që meshkujt nuk duhet t’i bëjnë kur janë në takim
June 21
17:51 2016

Në pamje të parë, takimet mund të duken si mundësia më e mirë për të “hedhur grepin e peshkimit”, por shpesh meshkujt, edhe pse janë të parfumosur,  të veshur mirë e të kuruar deri në detaje dalin “duarbosh”. Pse? Sepse veprimet e tyre anë qenë të gabuarat. Më poshtë do t’ju tregojmë cilat janë ato gjëra që meshkujt nuk duhet të bëjnë gjatë takimit me një femër.

  1. Pyetjet… shumë këshillues takimesh shprehen se gjëja e parë që duhet të bësh gjatë një takimi është të pyesësh vazhdimisht. Nëse ndodh e kundërta, atëherë te personi që ke përballë do të krijohet përshtypja që ti nuk do të dish asgjë nga ajo. Dhe kjo nuk është diçka pozitive.
  1. Shpesh djemtë sillen sikur po merren në pyetje nga Policia e Shtetit dhe jo sikur janë gati për njohje. Prandaj, trego sa më shumë për veten tënde dhe mundohu të jesh sa më vetvetja dhe mos u sill ashtu siç do të doje të ishe.
  2. Tema më e folur nga djemtë në një tavolinë është ajo e punës që bëjnë. Disa ankohen dhe disa lavdërojnë, por kjo duhet shmangur sepse biseda bëhet tepër e mërzitshme, edhe nëse jeni të interesuar në të njëjtën fushë. Puna nuk është hobi juaj i vetëm djema!
  3. Ajo që kurrë, kurrë, kurrë nuk duhet bërë në një takim është të shkruarit në telefon. Sidomos nëse ajo po flet. Do të ishte më mirë që e dashura jote e ardhshme të mendonte se ju më mirë shihni ç’bëjnë të huajt sesa të dëgjoni atë?
  4. Mos komentoni çfarë keni porositur… edhe sikur t’i thoni: “Mos merr vetëm një sallatë”. Kjo sepse do ta bënte të ndihej në turp për atë që pëlqen të konsumojë.
  1. Harrojeni krahasimin e vajzës që keni në tavolinë me të tjerat para saj.  Edhe nëse po komplimentoni atë dhe po shani të tjerat. Edhe nëse i thoni: “Oh, ti nuk je si të tjerat!” Do të tregonte që ajo nuk do të ishte e vetmja, por do të ishte thjesht një tjetër në listë dhe pas kësaj do t’ju linte të paguanit e do t’ju vinte një kryq të madh.
Etiketimet
Shperndaje