Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

103-vjeçari vegjetarian: Jam penduar që nuk kam ngrënë mish…

103-vjeçari vegjetarian: Jam penduar që nuk kam ngrënë mish…
October 27
17:50 2016

103-vjeçari Roy Hobbs nuk ka ngrënë kurrë salsiçe, proshutë apo puding të zi, përveç rastit të një mëngjesi me të skuqura që i ka pëlqyer jashtë mase.

“Kam kaluar një shekull jete pjesërisht falë stërvitjes ekstreme të vetëkontrollit për sa i përket dëshirës sime për mish”, – shprehet Hobbs.

“Shumë herë jam tunduar, edhe pse nuk kam “mëkatuar”. Më kujtohet vetëm një rast në një hotel, kur në mëngjes kam pasur në tavolinë rreth 15 salsiçe. Pasi hëngra sa munda, u shtriva në krevat për 2 orë e gjysmë, por i kënaqur”, – shton 103-vjeçari.

Hobbs pranon se pavarësisht se ka jetuar shumë, ai vazhdon të mendojë për mishin me një sens pendese:

“Tashmë jam i vjetër dhe është shumë vonë për të ngrënë një biftek, pasi nuk kam më dhëmbë. Po të kisha mundësi do të kthehesha pas në kohë e t’i thosha vetes të haja mish sipas dëshirës”, – shprehet ai, duke lënë të kuptohet se vendimi për t’u bërë vegjetarian nuk ka qenë i duhuri. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje