Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

10 zakonet e përditshme që ju bëjnë më tërheqës

10 zakonet e përditshme që ju bëjnë më tërheqës
April 06
15:57 2016

Gjallëria e përditshme, kujdesi ndaj vetes është një zakon që mund të të bëjë tërheqës në sytë e të tjerëve. Ta konsiderosh veten si prioritet krahas të tjerëve ndonjëherë tingëllon si ndenjë egoizmi por kjo është jetike për shëndetin tuaj mirëqenien dhe vetvlerësimin.  Kur mendojmë për atraktivitetin, zakonisht mendojmë për gjëra që ndikojnë në pamjen tonë fizike. Megjithatë, tërheqja e jashtme nuk është gjithçka. Duke qenë tërheqëse emocionalisht, shpirtërisht dhe mendërisht është po aq e rëndësishme për të gjetur personin e duhur. Le të listojmë  10 zakonet e përditshme që ju bëjnë më tërheqës.

  1. Të lidhesh shpirtërisht me njerzit

Ne tërhiqemi nga njerëz që na  ngjasojnë dhe gjithashtu na pëlqejnë njerzit tërheqës në tip. Të jesh i pëlqyeshëm është e lehtë, bëhuni më i dëgjueshëm rreth temës që diskutohet dhe flisni më pak për veten. Bëni pyetje për të zbuluar sfondin pas veprimeve të njerzve apo preferencat.  Cilat janë frika dhe ëndrrat e tyre?

  1. Jepini prioritet miqve tuaj

Miqtë e vërtetë nuk i tolerojnë largësitë. Duke ushqyer miqësinë tuaj  praktikoni aftësitë tuaja në  të mbajturit një lidhje të qëndrueshme. Miqtë ju bëjnë të buzëqeshni dhe buzëqeshja është tërheqëse.

  1. Jetoni në kohën e tashme

Në një studim rreth tërheqjes në një situatë takimi me njerëz të rinj, gratë i konsiderojnë më tërheqës meshkujt që kanë dije të gjithanshme. Por në kuadër të temës nuk thuhej e njëjta gjë për femrat e ditura. Të kesh njohuri rreth gjithçkaje të jep siguri dhe të bën më të balancuar emocionalisht.

  1. Lëvizeni trupin tuaj

Natyrisht që ushtrimet fizike mbajnë trupin në formë, dhe trupat fizikisht të kuruar janë gjithnjë tërheqës. Kjo është absolutisht e vërtetë, e vërtetuar nga meshkuj dhe femra që po kërkojnë njeriun me të cilin duan të ndërtojnë familje në të ardhmen. Kur mendojmë rreth një njeriu që tërheq vëmendje pozitive menjëherë na shkon mendja që tek detajet e vogla si mënyra se si lëviz duart. Balanca dhe koherenca në lëvizje me fjalët ju ndihmon të dukeni më interesant dhe padyshim tërheqës.

  1. Ushehuni mirë

Të ushqeni veten me ushqime të duhura ndihmon lëkurën tuaj të duket perfekte. Një lëkurë rrezatuese duket gjithnjë e hijshme pra bukuria vjen gjithnjë nga brenda. Mendoni rreth një situatë kur një mashkull seksi po ju sheh tek drekoni. A do të vazhdonte ai t’ju adhuronte nëse do të hanit ushqime gjithë yndyrë “fast food” ?

  1. Jini në dijeni të vlerave tuaja

Duhet të jeni të sigurt në vlerat që mbartni, për karakterin, inteligjencën dhe veprimet që ju karakterizojnë. Është thënë më parë se besimi është sexy, dhe ta doni veten  është mënyra më e mirë për të ndërtuar vetëbesimin. Kini kujdes të mos kaloni vijën drejt mendjemadhësisë.

  1. Të keni zakone të shkëlqyera në gjum

Gjumi  i siguron trupit një gjendje qetësie e kohë të nevojshme për të siguruar burimet e varfëruara. Duke e bërë zakon pushimin gjatë ditës, do të dukeni më mirë fizikisht, nuk do keni këputje dhe sytë tuaj do jenë më të shndritshëm. Mendërisht, njërëzit që flenë më shumë, janë më të aftë për të përballuar stresin dhe kanë më shumë shanse për të menaxhuar emocionet e tyre.

  1. Kthejeni pushimin në një zakon

Kujdesi për veten përfshin dhe moskokëçarjen për botën dhe  mënjanimin e stresit.  Mendojeni partnerin tuaj si një mbështetje në të cilën mund ta konsideroni si relaks. Zgjidhni një aktivitet që ju ushqen shpirtin me energji pozitive si joga apo leximi i librave.

  1. Falni dhe mësoni nga gabimet

Të përmirësosh veten do të thotë njëkohësisht edhe të mësosh . Sipas studimeve  trajtimet dhe temat me tendenca psikologjike janë të rëndësishme në marrdhëniet njerëzore , ku të dyja gjinitë e vlerësojnë inteligjencën dhe mirësinë. Inteligjenca nuk tregohet nga zotërimi i një diplome. Ti mund ta dëshmosh atë duke korrigjuar dhe mësuar rreth gabimeve  ndërsa mirësinë duke falur.

  1. Merr kënaqësi nga gjërat e thjeshta

Në çdo moment je përballë zgjedhjesh,  në të cilat të duhet të reagosh me ndjenja të tilla si, zemërimi, lumturia apo dhe frika. Zgjidhni kënaqësinë dhe mirënjohjen pavarësisht situatës. Një buzëqeshje në fytyrë mund t’ju bëjë tërheqëse pasi do dëshmojë se dini t’ i merrni gjërat me pozitivitet dhe ndjeshmëri.

Etiketimet
Shperndaje