Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

10 shenja që tregojnë se ai është “i pamundur emocionalisht” për të qenë me ju

10 shenja që tregojnë se ai është “i pamundur emocionalisht” për të qenë me ju
June 20
20:38 2016

Termi “i pamundur emocionalisht” është shpesh i dëgjuar nga femrat kur flasin mes tyre, por në fakt kjo nuk është diçka e shpikur nga to, pasi ekzistojnë me të vërtetë meshkuj të cilët, edhe pse mund të kenë dëshirë të jenë me ju, nuk janë emocionalisht gati për të nisur një lidhje dashurie.

Sigurisht që ka edhe femra të cilat nuk janë gati emocionalisht, por në rastin e meshkujve ndryshon pak sepse është më e vështirë për t’u kuptuar. Një femër që nuk është gati do t’jua thotë direkt: “Nuk jam gati për një lidhje”. Ndërkohë që një mashkull do japë shenja të njëpasnjëshme që ju ta kuptoni këtë, por rrallë herë do ta pranojë haptazi.

Më poshtë ndiqni 10 shenjat që ta kuptoni se kur ai me të cilin po dilni është i pamundur emocionalisht për të qenë me ju.

  1. Ai ankohet vazhdimisht për ish-et e tij (të gjithë mund të kenë ankesa të vogla për marrëdhëniet e shkuara, por nëse ai vazhdimisht tregon se faji për këto ndarje ka qenë mbi të dashurat dhe jo mbi të, ka shumë gjasa që ky mashkull të jetë i papërgjegjshëm emocionalisht).
  2. Ai nuk ka miq të ngushtë (pra nuk i pëlqejnë marrëdhëniet mbi të cilat duhet kushtuar kohë dhe vëmendje).
  3. Ai asnjëherë nuk planifikon mbi çështje të rëndësishme (të qenit spontan është një gjë dhe të qenit i luhatur dhe i pavendosur është diçka tjetër).
  4. Ai sapo ka mbyllur një marrëdhënie (do të ketë nevojë për një fazë pushimi, lidhja emocionale me ju i duket e largët).
  5. Ai ju kërkon seks që ditët e para (epo, e tregoi qartazi se çfarë ka më tepër rëndësi për të).
  6. Flet në teori se lidhjet e gjata nuk ekzistojnë (është e vështirë t’i mësosh të kundërtën, ai po të jep një sinjal për veten e tij).
  7. Ai del me ju vetëm kur ka dëshirë ai (nëse ai respekton vetëm nevojat e veta, nuk është gati për t’u përfshirë emocionalisht në një marrëdhënie).
  8. Ai është perfeksionist në çdo detaj (është vazhdimisht në gjetjen e një arsyeje për të mos qenë me ju).
  9. Ai erdhi shpejt në jetën tuaj, pastaj kthehet në një fantazmë (nëse ai vjen shpejt në jetën tuaj dhe pastaj nxjerr justifikime për të mos e vazhduar këtë intensitet, ai nuk është gati).
  10. Ju duket gjithmonë sikur ai tërhiqet dhe nuk  jepet i gjithi (epo mesazhi këtu është i qartë, nëse ai është i rezervuar dhe i tërhequr thjesht nuk mendon se kjo marrëdhënie mund të kthehet në lidhje emocionale).
Shperndaje