Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

10 restorantet më të bukur në botë

April 29
17:33 2016

Ithaa, Maldive

Ithaa, Maldive
Picture 1 of 10

Ky restorant mahnitës është i vendosur pesë metra nën det. Aty mund të shijoni një darkë duke parë mrekullinë dhe kaltërsinë që të fal brendësia e detit. Padyshim që në një moment a një tjetër do të shihni korale, peshq të ndryshëm, madje edhe ndonjë peshkaqen.

Romantikët dhe kuriozët padyshim duhet të fokusohen këtu. Nëse po planifikoni diçka të veçantë për të dashurën apo bashkëshorten tuaj, të jeni të sigurt se mes këtyre restorantesh do të përjetoni momente magjike që do t’ju mbeten gjatë në memorie. Mes panoramash nga më të ndryshmet dhe magjiket, bibliotekash mbresëlënëse dhe modernitetit në arredim, ju njohim me disa nga vendet më të bukura ku mund të shijoni vaktin më interesant të konsumuar ndonjëherë. Ju premtojmë se më shumë se ushqimi do t’ju shijojë atmosfera dhe ambienti.

Shfletoni galerinë dhe njihuni me 10 restorantet më të bukur në gjithë botën.

 

Komento
Shperndaje