Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

10 gjërat që vetëm personat “single” në grupin tuaj shoqëror i dinë…

10 gjërat që vetëm personat “single” në grupin tuaj shoqëror i dinë…
April 01
10:47 2016

Të gjithë miqtë tuaj duken shumë të dashuruar dhe të përkushtuar ndaj lidhjeve të tyre dhe ju jeni dëshpërimisht “single”.

Ja për shembull, keni dalë në një darkë me miqtë tuaj çift dhe ata porosisin një ëmbëlsirë që e ndajnë bashkë, ndërkohë që ju duhet ta konsumoni të gjithë ëmbëlsirën vetëm.

Për të gjithë ju që jeni në një “det dashurie” rreth e përqark, e dimë se çfarë po hiqni! Ja tek janë disa prej gjërave që vetëm ju do t’i kuptonit…

Por gjithsesi, në fund të ditës, ju i doni aq shumë miqtë tuaj, çift ose jo!

 

  1. Ju jeni në mënyrë konstante, duke bërë rolin e “rrotës së tretë”.                                                                                                                          Në fakt mund të bëni edhe “rrotën e pestë”, kur keni dy çifte pranë ose edhe më shumë. Por tani besoj ia keni marrë dorën…

2. Shokët tuaj nuk para ju besojnë kur u thoni se jeni të lumtur që nuk jeni në një lidhje.                                                                                                 Nuk ka rëndësi sesa shumë insistoni apo sesa argumente bindësi u jepni, ata vazhdimisht e marrin këtë konstatim me rezerva. Ndërkohë që ju flisni, arrini të ndjeni që shoku juaj po mendon: “Ah, mikja ime dashur, po përpiqesh të fshehësh dhimbjen tani që je vetëm. Do të tregohesh e fortë? Po, po, je duke ia dalë…”

3. Ata të shikojnë çuditshëm kur tregon sesa gjëra mund të bësh vetëm, pa ndihmën e një partneri. Ose, në shumicën e rasteve, kur i propozon të shkoni bashkë diku dhe papritmas mikja jote shfaqet së bashku me të dashurin e saj. Seriozisht?

4. Duhet të dëgjosh vazhdimisht mbi planet e dasmave…                                                                                                                                                            Është shumë e parehatshme të diskutosh për shijen e tortës që do të doje të kishe në dasmë kur nuk ke partner. Dhe situata bëhet akoma më keq kur njëri prej miqve të kthehet: “Mos u mërzit, nëse takon dikë tani, ke ende kohë për të bërë dasmën afër me tonën…”.

5. Ata ndihen shumë mirë të flasin për marrëdhënien e tyre të mrekullueshme.                                                                                                                   Ju tregojnë mbi planet e Shën Valentinit, mesazhet që i dërgojnë njëri-tjetrit, madje shkojnë deri aty sa tregojnë edhe çastet më intime që ndajnë bashkë. Në rregull, u kuptuam që duheni. Mjaft tani!

6. Komentojnë vazhdimisht me habi se si ka mundësi që ju jeni ende “single”.                                                                                                                        Mbase është sepse thjesht sepse ju pëlqen të jeni vetëm, mbase sepse jeni e lodhur dhe nuk doni më drama? Ah, jo, këto nuk janë aspak arsye për miqtë tuaj të dashuruar.

7. Ju ka ikur truri nga përdorimi i përemrit “ne” në fjalitë e miqve tuaj.                                                                                                                                      Ti je vetëm një person, një person!

8. Jeni duke diskutuar për diçka tjetër dhe ata thonë; “Duhet të martohemi 26 vjeç, që në moshën 30-vjeçare të kemi fëmijë…”                             “Oh, bukur. Do të më duhet të martohem brenda dy javësh, sepse nëse jo nuk do të mund të kem  fëmijë në moshën 30 vjeçare…”, – supozohet të thoni ju.

9. Ata janë gjatë gjithë kohës shumë të gatshëm për të të njohur me dikë…                                                                                                                             Sapo shohin një tjetër “single” apo të ndarë, nis dhe një propozim me shumë ngazëllim: “Ti je “single”, dhe ai/ajo gjithashtu, si mendon?”

10. Ju kujtojnë vazhdimisht se dashuria e vërtetë ekziston!                                                                                                                                                               Nuk ka nevojë të humbni shpresën nëse do të dashuroni ndonjëherë apo jo. Miqtë tuaj nuk mund t’ju lejojnë të mos e mbani mend gjithë kohës këtë fakt…

Komento
Etiketimet
Shperndaje