Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

10 gjërat që motra e madhe nuk jua ka thënë kurrë

10 gjërat që motra e madhe nuk jua ka thënë kurrë
October 03
16:26 2016

Kur jeni fëmija i vogël duhet të dëgjoni gjithmonë këshillat e prindërve tuaj, por edhe të motrës e të vëllait.  Përveç kësaj, ju duhet t’u përgjigjeni kërkesave të tyre dhe shpeshherë kjo gjë ju mërzit e ankoheni.

Por përpara se të ankoheni duhet të dini se motra juaj e madhe ka disa gjëra të cilat nuk jua thotë kurrë.

  1. Ajo është rritur në bazë të rregullave të rrepta sepse nëna dhe babai juaj ishin duke mësuar si të silleshin si prindër.
  2. Prindërit shpeshherë i kujtojnë se është fëmija i madh dhe duhet të jetë përgjegjës për çdo gjë.
  3. Ajo përpiqet të jetë një model i mirë për ju, pavarësisht si mund të jetë ajo në të vërtetë.
  4. Ndonjëherë i keni prishur shumë punë dhe madje i keni prishur edhe marrëdhëniet me prindërit.
  5. Ajo e di se ju do të bëni një gabim, por përsëri jep këshilla dhe ndan përvojat e saj me ju.
  6. Ajo i ka ndihmuar prindërit t’ju kuptojnë.
  7. Ajo shqetësohet kur ju filloni të dilni në një takim.
  8. Ajo duhet të jetë e rreptë për t’ju motivuar, kështu që mos kujtoni se ajo nuk kujdeset për ju.
  9. Ndonjëherë ajo është absolutisht e hutuar, sepse duhet të luajë role të ndryshme me ju, si një mike, si një mësuese, si një truprojë.
  10. Ajo është gjithmonë e gatshme për t’ju ndihmuar./Blitz.al/
Shperndaje