Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

10 gjëra që nuk kanë shumë rëndësi nëse e doni njëri-tjetrin

10 gjëra që nuk kanë shumë rëndësi nëse e doni njëri-tjetrin
April 30
11:07 2016

Kur dashuria për të është e vërtetë, kur je me të duhurin, ai do të jetë gjithmonë në plan të parë dhe gjithçka tjetër nuk do të ketë më rëndësi. Ja dhjetë gjërat që mbi dashurinë kalojnë në plan të dytë dhe do të kenë shumë pak rëndësi.

  1. Sa para ka. Për sa kohë ai kujdeset për ty, përse duhet t’ju interesojë se sa  para fiton ai? Mbetet thjesht një numër.
  2. Ai është gjallëria e festës. A është ai i shoqërueshëm? Nëse përgjigjja është po, atëherë nuk keni përse të shqetësoheni. Për sa kohë sytë e tij të shohin vetëm ty, gjithçka tjetër nuk ka rëndësi.
  3. Sa seksi është ai. Ndonjëherë ngecesh në një marrëdhënie me një djalë simpatik, por që nuk përputhet me ju në nivelin e edukimit. Kjo nuk është gjë e mirë. Nëse ai është i bukur por mund t’i bëjë ballë çdo bisede, atëherë jeni në marrëdhënien e duhur.
  4. Sa e pëlqeni ju familjen e tij. Ti je në një lidhje emocionale dhe me bazë ndjenjash me të, por jo me familjen e tij. Nëse ai të mbështet në ambientet familjare, të mbron kur është e nevojshme dhe nuk pret nga ty që të dalësh me fisin gjatë gjithë kohës, është më shumë sesa në rregull.
  5. Sa mirë vishet ai. Kjo është e rëndësishme, por jo një çelës kyç për marrëdhënien. Kur dashuria është në mes ai do ta mirëpresë një look të ri me krahët hapur.
  6. Sa vjeç është. Mosha është thjesht një numër. Nëse shoqëria po ju gjykon, atëherë thjesht injorojini. Do të pranonit të donit një moshatar me të cilin nuk ju lidh as kimia e trupit apo me një më të madh apo të vogël në moshë me të cilin ju lidh pasioni dhe ndjenja? Nuk është shoqëria e lidhur me të, jeni ju.
  7. Sa të dashura ka pasur para teje. Kujt i intereson? Tanimë ai është me ju dhe në jetën e tij jeni e vetmja. Për sa kohë ky numër nuk ka ndryshuar pas lidhjes suaj mbetet në historitë e së shkuarës së tij.
  8. Sa romantik është ai. Romanca  është e mirë herë pas here, por nëse dozat e saj shtohen do t’ju duket sikur ai është ngjitur pas jush. Nëse ai bëhet romantik në momentin e duhur, më spontanisht, padyshim që ju do ta vlerësoni më shumë.
  9. Sa shokë ka. Me kë do të zgjidhnit të ishit, me dikë që ka shumë apo pak shokë? Në fund të fundit, kjo ka pak rëndësi, mjafton që mos të marrin shumë nga koha juaj.
  10. Sa i gjatë është. Ende mbetet enigmë pasi gjatësia për disa ka me të vërtetë rëndësi. A mund të jetë domosdoshmëri diçka e tillë?

 

Komento
Shperndaje