Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

10 gjëra që duhet të provoni për të përmirësuar marrëdhënien tuaj

10 gjëra që duhet të provoni për të përmirësuar marrëdhënien tuaj
July 10
15:06 2016

Artikujt e shumtë, teknologjia  dhe studimet na ndihmojnë shumë të kuptojmë se si të kemi një marrëdhënie të shëndetshme me partnerin apo se çfarë gjërash i mbajnë të lidhur me njëri-tjetrin.  Ndiqni në vijim 10 gjëra që duhet të provoni për të bërë më të mirë marrëdhënien me partnerin.

  1. Kini mendime pozitive

Qëndrimi pozitiv është vërtetuar se jua bën më të mirë jetën, karrierën, jetën sociale dhe patjetër lidhjen tuaj dashurore. Psikologët pohojnë madje se mendimet pozitive mund të ndryshojnë dhe rrahjet ritmike të zemrës suaj.

2. Argumentoni në mënyrë të shëndetshme

Studimet tregojnë se çiftet me aftësi  komunikuese  të varfra janë ndër njerëzit më pak të lumtur. Çdo çift ka konflikte kështu që nuk duhet të ndiheni keq nëse grindeni me partnerin, por mënyra se si komunikoni ndikon shumë në marrëdhënien tuaj.

3. Mos u zini për paratë

Paratë janë ndër arsyet madhore përse lindin grindjet në çift e që çojnë drejt ndarjes. Përpiquni ta zgjidhni problemin në vend që t’ia përplasni njëri-tjetrit në fytyrë fajin.

4. Thojini njëri-tjetrit fjalë inkurajuese

Nëse përdorin fjalët “Punë e shkëlqyer” apo “Ndihem krenar/e për ty” çiftet rritin vetëvlerësimin dhe lumturinë në marrëdhënie. Mjafton të thuash shprehje të tilla një herë në ditë dhe do e ndjeni efektin.

5. Miqësi jashtë marrëdhënies

Të jesh në një lidhje nuk do të thotë që gjithçka të rrotullohet rreth saj. Sipas studimeve, marrëdhëniet më të dobëta janë ato ku të dy partnerët kanë të njëjtët miq të përbashkët. Kështu pra bëni miq të rinj.

6. Mos u nxitoni

Sipas studimeve thuhet se sa më shumë të zgjasë periudha e njohjes, aq më shumë gjasa ka që marrëdhënia e tyre të jetë afatgjatë. Nuk duhet të ketë presion për t’i përshpejtuar gjërat.

7. Flisni me njëri-tjetrin më shpesh

Tashmë është vërtetuar se martesat më të lumtura janë ato në të cilat çifti kalon kohë me njëri-tjetrin. Të paktën 5 orë në javë duhet të dilni dhe të argëtoheni pavarësisht angazhimeve.

8. Bëni seks të paktën një herë në javë

Çiftet që kryejnë marrëdhënie të paktën një herë në javë kanë 44% më shumë mundësi që të rrethohen nga ndjesi pozitive për veten, partnerin dhe lidhjen e tyre në përgjithësi.

9. Qeshni më shumë kur jeni në shoqërinë e njëri-tjetrit

Çiftet që qeshin në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe me batutat e tyre janë më të kënaqur  me lidhjen dhe i ruajnë këto momente si më të veçantat.

10. Ndani eksperiencat e reja

Nëse udhëtoni diku, lexoni një libër, shkoni në një kurs kërcimi apo çdo element të ri që u ndodh dhe u lë përshtypje, ndajini mendimet dhe mbresat me partnerin. Studimet tregojnë që çiftet që rriten me njëri-tjetrin dhe ndajnë eksperiencat krijojnë një lidhje të fortë  sentimentale.

Komento
Shperndaje