Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

10 gjëra që çdo prind duhet t’ua mësojë fëmijëve

10 gjëra që çdo prind duhet t’ua mësojë fëmijëve
November 17
14:37 2016

Tashmë të gjithë prindërit gjejnë informacion të bollshëm në internet sa herë që kanë pyetje se si duhet të sillen me të vegjlit e tyre.  Nënat e reja veçanërisht janë ato që ndiejnë frikë dhe stres për mënyrën se si duhet t’i edukojnë fëmijët e tyre. Ndiqni në vijim disa nga mësimet e rëndësishme që duhet t’i keni parasysh.

  1. Të respektojnë veten dhe vlerat e të tjerëve

Të pranosh se ne jemi individë me vlera dhe besime të ndryshme është diçka themelore që duhet të mësohet nga të gjithë. Të kuptuarit se të tjerët mund të kenë një opinion të ndryshëm nga i juaji nxit respektin ndaj të tjerëve dhe kjo është e rëndësishme t’ia mësoni fëmijës suaj.

  1. Të marrin përgjegjësi për veprimet e tyre

Edukojini të mësojnë nga gabimet, por më e rëndësishmja se si të gjejnë zgjidhjen e duhur. Aftësia për t’i kthyer gjërat nga negative në pozitive dhe jo të shmangin situatat zhvillon mirëqenien emocionale dhe i bën të ndershëm.

  1. Mësojini të negociojnë, të tërhiqen ndonjëherë dhe të zgjidhin dilemat

Fëmijëve u nevojitet kohë për t’u përshtatur dhe vendosur në situatat me fëmijë të tjerë për t’i mësuar këto aftësi. Prindërit duhet t’i inkurajojnë fëmijët për të zgjidhur mosmarrëveshjet.

  1. Mësojini t’i pranojnë zhgënjimet

Të gjithë prindërit duan që fëmija i tyre të ketë sukses në çdo aspekt të  jetës, megjithatë duhet ta edukoni në atë mënyrë që të pranojë edhe dështimet e zhgënjimet.

  1. Të jenë të shoqërueshëm

Inkurajimi i fëmijëve për të bërë sa më shumë shokë dhe shoqe është diçka e rëndësishme, pasi në një të ardhme ata do të jenë praktikë dhe socialë.

  1. Të punojnë fort dhe të praktikohen

Të mësuarit se në disa angazhime duhet të punosh shumë për të arritur atë që dëshiron i bën njerëzit dhe sidomos fëmijët që në një të ardhme të kenë sukses në shumë projekte. Angazhimi maksimal dhe praktika janë dy gjëra që bëjnë ndryshimin. Fëmijët duhet të dinë se mund të bëjnë gjithçka nëse duan, nëse janë të gatshëm për të punuar vërtet.

  1. Të jenë të përgjegjshëm për veten dhe shëndetin

Shëndeti është gjëja më e rëndësishme për çdo njeri dhe duhet t’i mësoni fëmijët të kujdesen për veten. Nëse ata ndiejnë se diçka nuk shkon me shëndetin, ndihen të sëmurë apo kanë temperaturë apo gjendje gripale, duhet të vizitohen te mjeku dhe të marrin mjekimin e nevojshëm.

  1. Si të shkruajnë një letër

Tashmë në kohën e internetit të gjithë janë duke rendur pas tij dhe shumë fëmijë refuzojnë të shkruajnë një letër me dorën e tyre. Ndoshta mund të duket si një humbje kohe, por duhet t’i mësoni se në fakt një letër e shkruar me shkrim dore tregon respekt, sjellje të mirë dhe një kënaqësi për marrësin.

  1. Menaxhimi i parave

Dëgjojmë shpesh që njerëzit sot ankohen se nuk po i menaxhojnë mirë paratë e tyre dhe ndodhen në vështirësi herë pas here. Menaxhimi i parave është një aftësi e domosdoshme dhe duhet t’u mësoni fëmijëve që nuk duhen bërë shpenzime të panevojshme. Gjithnjë është më mirë të kesh disa të ardhura mënjanë.

  1. Siguria rrugore

Në të gjithë botën, rreth 1.2 milionë njerëz vriten në aksidente rrugore çdo vit dhe më shumë se 50 milionë plagosen. Duhet t’i mësoni fëmijët të kenë kujdes kur ecin në rrugë apo në një të ardhme kur të jenë shoferë të dinë se ndonjëherë rrugët janë të rrezikshme dhe shpejtësia mund të marrë jetë./Blitz.al/

Komento
Shperndaje