Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

10 gënjeshtra “të bardha” që ju thotë i dashuri juaj

10 gënjeshtra “të bardha” që ju thotë i dashuri juaj
July 05
15:57 2016

Të gjithë njerëzit gënjejnë në jetë, qofshin këto edhe gënjeshtra të bardha. Vajzat si shembull nuk thonë të vërtetën për peshën e tyre, djemtë për gjatësinë e në fund të gjithë përfundojmë duke e thënë një gënjeshtër. Këto gënjeshtra të vogla nuk lëndojnë askënd. Kushdo që thotë që në lidhjen e tij me partnerin nuk ka gënjeshtra me siguri është duke mashtruar. Këto janë 11 gënjeshtrat që partneri ju thotë. Pavarësisht kësaj nuk duhet të mërziteni, lëreni të gënjejë për sa kohë nuk është duke ju tradhtuar.

  1. Nuk kam humbur!

-Ajo çfarë në të vërtetë ka dashur të nënkuptojë është se ka humbur, por nuk dëshiron t’ju pyesë juve për drejtimin që duhet të marrë.

  1. Nuk më intereson për ish-të dashurin tënd!

-Ajo që nënkuptojnë këto fjalë është se atij ia ndjen për lidhjen tënde të mëparshme, madje më shumë seç duhet.

  1. Të betohem që nuk e dija se ish- e dashura ime do të ishte aty.

-Në  të vërtetë e ka ditur që ajo do të ishte e pranishme, por nuk dëshiron të zihet me ty.

  1. Çfarë, ku e kam gjetur këtë orë? Mami ma ka bërë dhuratë.

– Në të vërtetë kjo nënkupton se është një dhuratë nga ish-e dashura por i pëlqen shumë, aq sa e ka të vështirë të mos e ketë më.

  1. Ti nuk ke nevojë të vendosësh grim, të lyhesh.

– Ajo që në të vërtetë ka dashur të thotë me këtë është se tashmë jeni vonë për të dalë për darkë dhe ty të duhet shumë kohë që të bësh make up-in.

  1. Do të jetë thjesht një mbrëmje me çunat, mos u shqetëso!

–    Çfarë bëjnë çunat kur janë vetëm? Sigurisht që shohin për femra.

  1. Nuk do të pi shumë.

-Nëse ai nuk ka dalë me shokët aq shpesh që kur ti je bërë pjesë e jetës së tij, padyshim që do të pijë.

  1. Jam shumë i lodhur për të të takuar sot.

– Në fakt ai thjesht ka zgjedhur të luajë me videolojëra në vend që të takohet me ty.

  1. Ke të drejtë!

–  Nëse thuhet kjo fjali është e sigurt që ai nënkupton të kundërtën. Ti e ke gabim, por kjo është e vetmja mënyrë për të të mbyllur gojën.

  1. Unë as që mendoj për femrat e tjera.

-Ajo që ai nënkupton në të vërtetë është se sigurisht që mendon për të tjerat, por ka zgjedhur të jetë me ty. Mjaft u tregove xheloze!

 

Komento
Shperndaje