Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

10 gabimet që (s’duhet të) bëjmë kur dërgojmë mesazhe

10 gabimet që (s’duhet të) bëjmë kur dërgojmë mesazhe
July 04
19:53 2016

Mesazhet janë një nga format më të përhapura të komunikimit ditët e sotme, grafiku i përdorimit të të cilit është gjithmonë në ngritje.

Shpesh herë mesazhet tona keqkuptohen, gjë që pasohet me zënka e më pas me hatërmbetje. Prandaj, më poshtë, do t’ju tregojmë disa gjëra që shkaktojnë keqkuptime dhe konflikte kur i shkruajmë dikujt mesazhe në Facebook, Whatsapp apo forma të tjera të të dërguarit të mesazheve.

  1. Ju shkruani për gjëra për të cilat duhet të telefononi apo duhet t’i thoni drejtpërdrejt

Falja është një nga ato gjëra që nuk duhen shkruar, por duhen thënë. Kjo sepse ti nuk mund ta dish kurrë se si “marrësi” do ta kuptojë mesazhin. Fundja, disa gjëra janë më mirë të thuhen në sy sesa “të thuhen në syrin e telefonit”.

2. Ju shkruani shumë gjatë

Synimi i SMS-ve është gjatësia e vogël dhe dalje direkt në temë. Pra, në vend që të shkruani një tekst prej 3 paragrafësh, thoni diçka të tipit: “E paparë! Mezi pres të ta tregoj”.

3. Ju shkruani shumë shpesh

Përpiquni të shkruani jo tërë ditën, por gjeni kohën e duhur për të folur me një mik apo të afërm. Mos qëndroni tërë kohës në telefon dhe në bisedë edhe kur personi, të cilit po i shkruani nuk ju përgjigjet.

4. Ju jeni pjesë e një grupi, pjesëtarët e të cilit nuk e njohin mirë njëri-tjetrin

E imagjinoni dot momentin kur fusni në një grup “chat”-i dikë që nuk e njeh askush përveç jush dhe ai apo ajo fillon të flasë për një temë që askush tjetër nuk e ka idenë? Epo, kjo është situata në të cilën ndodhen pjesëtarët e tjerë të grupit, kështu që duhet t’i bëni mirë llogaritë para se të hapni një temë bisede ku gjysma e grupit as nuk e ka idenë më të vogël për atë ç’ka po flitet?

5. Ju shkruani kur po shihni një film në kinema

Jo vetëm që drita është tepër shpërqendruese, por kjo tregon që nuk po e shijoni momentin. Mos u bëni një person i tillë!

6. Ju shkruani teksa dikush po ju flet

Nuk e keni idenë se sa ju vlerëson dikush, të cilit i jepni vëmendjen maksimale  teksa po flet. Dhe nuk e keni idenë se sa antipati ndjen për ju kur shkruani teksa ai apo ajo flet.

7. Ju mbipërdorni “emoji”-t

Ka gjithmonë kohë dhe vend për përdorimin e emoji-ve, sidomos në ato situata kur fjalët nuk mund ta shprehin dot atë që doni të thoni. Por kur në një tekst mbizotërojnë emoji-t atëherë ai bëhet i mërzitshëm dhe askush nuk e merr mundimin ta lexojë.

8. Ju përgjigjeni shumë vonë

Nëse dikush ju pyet për diçka urgjente, mos ktheni përgjigje pas 12 orësh.

Mendojeni sikur të ishit ju: do të donit të prisnit përgjithmonë dikë me informacionin që ju duhet urgjent?

 

Shperndaje