Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

10 fakte mbi kontrollin e mendjes

10 fakte mbi kontrollin e mendjes
May 03
18:32 2016

10. Kulticizmi përdor teknikën e “larjes së trurit” për të fituar kontrollin e mendjes mbi ndjekësit e tyre, si në kishën  Moonies. Lëvizja e religjionit është akuzuar se ka përdorur teknika si heqja e gjumit dhe izolimin në funksion të zgjimit të gjendjes mendore të individit. Si rezultat, drejtuesit fetarë fitonin kontroll mbi aftësinë e të menduarit, emocioneve dhe sjelljes.

9. Toksoplasma Gandi mund të ndryshojë sjelljen e atij që e posedon. Njerëzit mund të infektohen duke rënë në kontakt me mishin e kontaminuar. Nga Toksoplasma vuajnë rreth 30% e popullsisë botërore dhe rreth 60 milionë amerikanë. Infeksioni lidhet me sëmundje neurologjike si skizofrenia.

8. Fryma e djallit: Skopolamina u shkakton njerëzve një gjendje krahasuar me “zombie”. Simptomat kryesore të saj janë konfuzioni, humbja e vullnetit të lirë dhe e kujtesës. Shumë njerëz kanë kryer vrasje nën efektin e saj dhe më vonë nuk kanë mbajtur mend gjë.

7. Psikokirurgjia trajton ndryshimet psikologjike dhe konsiston në hapjen e vrimave në kafkën e individit për dëmtimin e lobit frontal. Ata që vuanin nga skizofrenia, kjo metodë i bënte 70% më të qetë, por shkaktonin humbje të memories, sjelljen e të rriturve si fëmijë dhe ndonjëherë edhe vdekjen.

6. “Telekomanda e demit” konsiston në një çip të  vendosur në trurin e një demi për të kontrolluar, me anë të shtypjes së një butoni, sjelljen e tij. Çipi funksiononte nëpërmjet një marrësi stimulues, që stimulon zona të ndryshme të trurit.

5. Iluzionet e kontrollit të mendjes: Psikologët, duke përdorur hipnozën e iluzioneve, kontrollonin mendjen e pacientëve duke u shkaktuar halucinacione. Pacientët përjetonin një eksperiencë jashtë trupit të tyre dhe ndiheshin si të ishin marioneta.

4. Plaçkitja në hipnozë: Një rast në Britani tregon se si një grabitës, nëpërmjet hipnozës, gërmonte nëpër xhepat e viktimave të tij për të marrë fitimet e ditës. Në Indonezi, në vitin 2010, thuhet se e kanë shfrytëzuar hipnozën e plaçkitjes për të vjedhur gjatë ditës.

3. MK Ultra është emri i koduar i eksperimenteve të CIA-s në vitin 1950. Këto eksperimente përfshinin metoda të ndryshme për të investiguar mendjen. Drogat si LSD, hipnoza dhe izolimi janë përdorur si metoda në funksion të eksperimentit. Një shkencëtar dhe pjesëtar i CIA-s vdiq pasi ishte hedhur nga kati i 30-të pasi kishte kryer programin e MK-Ultra.

2. Subkoshienca:Kjo pikë konsiston në aftësinë për t’i kaluar mendimet në audiencë pa qenë i vetëdijshëm për kuptimin e tyre. Raste të shumta të tyre janë lidhur edhe me vrasje.

  1. Ushtarët me ultratinguj: Agjencia e Kërkimeve të Ushtrisë Amerikane  po  bën kërkime në funksion të zbulimit të helmetave për kontrollin e mendjes me anë të ultratingujve. Në varësi të zonës së stimuluar të trurit ushtarit mund t’i rriten aftësitë luftarake.
Komento
Shperndaje