Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

10 “fajet” e pafajshme që bën çdo prind

April 17
12:26 2016

1. Nuk e keni idenë se për çfarë po qan fëmija

1. Nuk e keni idenë se për çfarë po qan fëmija
Picture 1 of 10

Unë dhe bashkëshorti im kemi bërë shumë shaka mbi faktin që nuk arrinim të kuptonim se çfarë kishte vajza jonë e vogël që qante pa pushim dhe nuk mund të ndalonte. E ushqenim, i ndërronim pelenat, ia hiqnim bluzën, ia vishnim sërish, i këndonim, i qeshnim, çdo gjë dhe ajo sërish qante. Por e dini çfarë? Ndonjëherë bebet thjesht qajnë! Kjo nuk ju bën një prind të keq. Ndonjëherë ata habiten nga e panjohura, shohin për herë të parë një lopë dhe janë ende në proces njohjeje me këtë kafshë të re, ndaj qajnë. Ndonjëherë pa dashje kafshojnë gjuhën ose thjesht ndiejnë gazra në bark dhe e kanë të pamundur t'i nxjerrin jashtë, ose edhe mund të mos jenë në humor të mirë (a u ndodh dhe të rriturve kjo gjë? Pse duhen përjashtuar bebet?). Mos u shqetësoni, jeni ende prindër të mirë, edhe nëse ju ndodh të mos e kuptoni arsyen pas lotëve të bebes tuaj.

Prindërimi nuk është aspak i lehtë, sidomos në fazat e para kur sapo jeni bërë prindër dhe bota juaj ka marrë një tjetër pamje. Sigurisht, pavarësisht dëshirës tuaj për të qenë perfekt, shumë herë do të ndodhin incidente të vogla ku do t’ju duket se ju jeni prindërit më të dështuar. Por jo! Të gjithëve u ndodhin këto eksperienca të këqija, mjafton mos të demoralizoheni dhe të merrni pozitivisht çdo situatë të papritur që ju vjen. Shfletoni galerinë për të parë 10 rastet kur jeni shqetësuar vërtet shumë se nuk po e bëni siç duhet rolin e prindit.

Komento
Etiketimet
Shperndaje